Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistën e tij të parë për këtë vit në studion e emisioni “Java në RTSH”.
Në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, kreu i qeverisë e ka cilësuar vitin 2020 si vitin e një fillimi të ri.
Teksa foli për opozitën Rama u shpreh se kjo opozitë ka pasur hapësirën më të madhe të komunikimit në Kuvend. Duke sjellë në vëmendje kohën kur drejtonte PS-në në opozitë, Rama tha se nuk iu dha kurrë mundësia nga Berisha për t’u ulur në dialog.
“Gjuha e forcës nuk funksionon me mua” – tha Rama. Ai tha se komunikimin e fundit me Bashën e ka pasur kur PD ishte ende në Parlament


