Zv.kryeminsitri Erion Braçe ka ironizuar me anë të një video programin për arsimin të Partisë Demokratike, të prezantuar nga Lulzim Basha.
Në video shihet se premtimin e Bashës që çdo familje do të ketë kompjuter në shtëpi e ka bërë më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj Braçe shkruan se këto janë të njëjtat gënjeshtra, si nga babai dhe nga djali.
“BEM BABA TE TE NGJAJ! IKEN BABA E VJEN CUNI, TE NJEJTAT RRENA”, shkruan Braçe krah videos.
BEM BABA TE TE NGJAJ!
IKEN BABA E VJEN CUNI,
TE NJEJTAT RRENA! pic.twitter.com/oJO3z64ynq— Erion Brace (@ErionBrace) February 3, 2021


