• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOMPANIA AJRORE “ADRIA AIRWAYS” FALIMENTON/ Shqiptarët që kanë prenotuar biletat të shqetësuar
Home
Sociale

KOMPANIA AJRORE “ADRIA AIRWAYS” FALIMENTON/ Shqiptarët që kanë prenotuar biletat të shqetësuar

30 September, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Kompania ajrore “Adria Airways” njoftoi zyrtarisht se ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi.

Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Gjykatën e Rrethit Kranj, Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit.

Tani Gjykata në Slloveni ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania ka njoftuar se do të anulojë të gjitha fluturimet.

Lidhur me rastin, ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Zdravko Pocivalsek, ka thënë se qeveria po konsideronte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas dështimit të “Adrias”, shkruan “exyuaviation”.

Në javën e fundit, “Adria” ka anuluar më shumë se 400 fluturime duke prekur më shumë se 15 mijë pasagjerë.

Këtu përfshirë edhe fluturimet nga/në Aeroporti Tiranës dhe i Prishtinës. Kompania tani ka lënë pa punë 558 punëtorë. “Adria Airways” kreu operimin e fundit nga Kopenhaga drejt Lubjanës më 23 shtator.

“Adria Airways” ishte blerë nga fondi me bazë në Munih, “4K Invest” më 2016 për një shifër prej 100 mijë eurosh, përmes degës së vet “AA International Holding”. Nën moton “Ne rregullojmë”, “4K Invest” kishte thënë më 2016 se

“‘Adria Airways’ do të mbajë lidhjet e mira për bizneset dhe do të ofrojë çmime atraktive për turistët. Do të vazhdojë të shërbejë në tregjet e Sllovenisë, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, duke lidhur këto shtete me botën përmes rrjetit ‘Star Alliance’. Ne synojmë të rritemi edhe në Estoni, një treg ku kemi hyrë në nëntor të 2015-s”.

Gjithsesi, që nga ajo kohë, “Adria” la Estoninë dhe në Kosovë pësoi rënie të madhe të shitjes së biletave. Më herët gjatë vitit, fondi tha se s’ka mundësi që të ketë rritje në Slloveni për shkak të tregut të vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET FOTO DHE SKENARI/ Si u kap gomonia e dytë me drogë në Greqi, shqiptari "kyçi" gojën para hetuesve
Previous article PAS OSBE, EDHE BE KUNDËR PD/ Refuzojmë të drejtojmë komisionin për reformën zgjedhore

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT