• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE/ Rakacolli: Studentët e mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë
Home
Sociale

KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE/ Rakacolli: Studentët e mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë

22 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshoi masat antiCOVID që janë në fuqi. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë.

“E rëndësishme është të zbatohen masat që janë në fuqi. Situata është e qëndrueshme. Nëse zbatohen masat anti COVID do përmirësohen më tepër shifrat. Procesi i vaksinimit do ecë me shifra të kënaqshme. Ne kemi të vaksinuar plotësisht personelin shëndetësor, kemi arsimtarë, policë, ata që janë me sëmundje kronike. Shqipëria ka ecur mirë me vaksinimin, por duhet të jemi më mirë dhe do jemi më mirë”, tha Rakacolli.

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor dhe për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit do të zbatohet një protokoll masash. Këtu Zv.ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se mësuesit duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi në të kundërt test PCR çdo javë. Rakacolli nënvizoi se maska do të jetë e detuyuar për të gjithë nxënësit mbi 12 vjeç, me përjashtim të atyre që s’e mbajnë dot për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kemi hartuar një protokoll, ka qenë një bashkëpunim prej 1 muaji me ministrinë e Arsimit. Gjithçka është përgatitur në bazë të protokolleve anti COVID. Problemi është te zbatimi. Mbi 12 vjeç e kanë maskën me detyrim. Mësuesit ditën që fillon shkolla duhet të paraqesin certifikatë vaksinimi.  Në rast të kundërt duhet të bëjnë test cdo javë”, tha Rakacolli.

Edhe studentët që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën, të cilën e kanë me detyrim, do të duhet të paraqesin test PCR çdo javë. Sa i përket mësimit online Rakacolli tha se një gjë të tillë e vendos ministria e Arsimit.

“Është e njëjta gjë si për mësuesit edhe për studentët. Ata duhet të paraqesin test që nuk infektojnë shokët e tyre. Mënyrën si ofrohet mësimi se paraqesim ne si komitet. Si përshtatet institucioni karshi sigurimit të këtij shërbimi, universitetet mund të bëjnë politikat e tyre, mund të ofrojnë mësim online”.

Sa i përket faktit se 5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar me të 2 dozat, zv.ministrja theksoi se asnjë vaksinë nuk të mbron 100%.

“Asnjë lloj vaksine nuk siguron mbrojtje 100%. Varet nga mënyra si  reagon organizmi, është e njëjta gjë edhe për vaksinën COVID. Vaksina s’te mbron 100%. Është bërë shumë e qartë që vaksina krijon një mbrojtje të madhe karshi sëmundjes sidomos për format e rënda të sëmundjes. Ka gra shtatzëna të infektuara që disa prej tyre si kanë forma të lehta. Dhe kjo shkon në funksion të asaj që kemi thënë që të vaksinohen dhe gratë shtatzëna dhe jo shtatzëna. Nëse do ishin vaksinuar shtatzënat sdo ishin aty ku janë”.

Deri më tani janë ezauruar 80% e kapaciteteve në 2 spitalet COVID. Në rast se rriten shtrimet dhe infektimet Rakacollit tha se i kanë marrë masat.

“Kemi kapacitete për të përballuar ngarkesa dhe më të mëdha se viti i kaluar. Numri i  shtrimeve ka ardhur duke u  rritur. 80% e kapaciteteve të 2 spitale COVID është mbushur. Pastaj kalojmë te hapja e COVID 4 nëse rriten. I kemi gati skenarët e përballimit të situatës në rast përkeqësimi”.

Sa i përket vendimit për të marrë dozën e tretë Rakacolli nënkuptoi se mund ta bëjnë ata që e shikojnë të arsyeshme, por kohën duhet ta vendosë komiteti përkatës.

“Vendimi për të bërë vaksinë i përket komitetit të vaksinimit, ai komitet është permanent. Është vetëm me specialistë të fushës. Është detyra e atyre që shikojnë vaksinat shohin gjërat pro dhe janë ata që rekomandojnë. Nëse vendimi për të bërë dozën e tretë duhet të vijë nga ky komitet. Ka specialistë që japin rekomandime për vaksinim të fëmijëve, por ka dhe të tjerë që japin argumenta kundër. Kur flasim për dozën e tretë do flasim dhe kur, pas sa kohësh duhet ta bëjnë ata që e vlerësojnë.  Ajo që jemi munduar të bëjmë për qytetarët është të merren vendime nga ekspertë të fushës që mbajnë përgjegjësi dhe që deri më sot kanë bërë më të mirën”.

E pyetur nëse po shiten pasaporta vaksinimi, kryetarja e komitetit teknik të ekspertëve u përgjigj: “Këtë se di dhe s’di që ndonjë mjek ta ketë bërë problem dhe nëse ka një gjë të tillë kjo është një vepër penale dhe duhet denoncuar sepse është e rëndë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kupa e Shqipërisë, Grupi A: Mbyllen 8 sfidat e raundit të parë, ja rezultatet...
Previous article EPOKA "PREZIOSI" DREJT FUNDIT/ 19 trajnerë të ndryshuar te Genoa, vetëm njëri zgjati më shumë

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT