Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit. Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel.
Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Ata që janë me mua në këtë tryezë këtu me mua ndajnë barrën kolosale të kësaj sfide përveç asaj financiare. Jo spontanitete që janë jashtë një plani dhe programi që do të miratohet këtu. Nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar në këtë proces” tha ai.


