Mbledhja e dite se sotme e Komisionit Hetimor parlamentar per ish ministrin Saimir Tahiri, ka kaluar mes debateve, tensioneve dhe ironive ndermjet deputeteve.
Debati e zhvendosi vemendjen ne nisje te mbledhja e bere para disa javesh, ku nenkryetarja Ermonela Felaj mblodhi komisionin, e kete gje Paloka, kreu i ketij komisioni e ka quajtur te paligjshme.
Me 4 prill, mazhoranca mblodhi komisionin e vetme pasi deputetët e opozitës ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit. Demokratet pretensojne se kishin lajmeruar shtyrjen e mbledhjes, por pozita e kundershton kete.
Paloka e ka akuzuar Felajn se i uzurpoi postin dhe ka paralajmeruar se nuk do ta lejoje me.
Paloka: Unë e kalova, megjithatë meqe e hapët ajo e ashtëquajtuara mbledhje që ju bëtë përveçse është krejtësisht nul, është dhe në shkelje të plotë të ligjit. Ju zonja Felaj në atë mbledhje keni ozurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj.Për mbarëvajtjen e komisionit unë e lashë vetëm me një denoncim publik sepse mund t’ju akuzoja për uzurpim të postit sipas ligjit ju e dini shumë mirë se nënkryetari i komisionit vetëm me autorizim të kryetarit mund të marrë detyrat e kryetarit. E keni të qartë, të shkruar shumë mirë në ligj. Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim. Nuk do ta toleroj më.Komisionin e drejtoj unë me të gjitha kompetencat që më jep ligji dhe kushtetuta, absolutisht nuk keni pasur të drejtë të mblidhni komisionin. Unë e kuptoj pse e bëtë, ishte vendimi për tu marrë në gjykatë për kuksianët që u ngritën në protestë, ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë. Por nuk mund të trajtohet as ligji dhe as Kushtetuta në këtë mënyrë, sa herë ti duhet Edi Ramës për të krijuar situata që në fakt ju vënë jnu në vështirësi, se ai është në terëzi aty.
Paloka më tej akuzoi institucionet se po pengojnë punën e Komisionit, duke mos dhënë informacion.
Paloka: Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhër nga Edi Rama nuk kanë sjellë asnjë informacion në Komisionin Hetimor. Megjithëse disa kanë caktuar dhe afate që u kanë kaluar. E kam deklaruar para fillimit të këtij Komisioni, do të zbatoj pikë për pikë kodin penal për ata që do të pengojnë dhënien e informacionit për Komisionin Hetimor.


