• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I VENECIAS/ Markert: Më 13 tetor nuk ka zgjedhje!
Home
Intervista

KOMISIONI I VENECIAS/ Markert: Më 13 tetor nuk ka zgjedhje!

11 September, 2019 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Për A2 CNN Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

A2 CNN: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

A2 CNN: Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

A2 CNN: Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

A2 CNN: Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

A2 CNN: Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Burimet nga takimi me komisionin hetimor i thanë A2 CNN se çështja do të trajtohet në aspektin ligjor dhe kushtetues. E po kaq teknik, pritet të jetë edhe opinion final, ku në thelb do të përmbajë 8 përgjigje për 8 pyetjet që komisioni hetimor ngriti për veprimtarinë e Presidentit të Republikës, lidhur me 30 qershorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKAK DEKLARATA E PRESIDENTIT? Haradinaj anulon pjesëmarrjen në Samitin e Vishegradit në Çeki
Previous article NIS SË SHPEJTI/ Zbulohen emrat e 3 këngëtarëve BIG që do të marrin pjesë tek ''Kënga Magjike''

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

PAS PËRFUNDIMIT TË FJALIMEVE/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi Aktualitet

RESHJET E SHIUT NUK NDALIN QYTETARËT/ Sheshi ndizet edhe më shumë, protestuesit nuk lëvizin nga bulevardi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT