• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I SIGURISË/ Garda, AMP dhe SHISH më shumë fond për vitin e ardhshëm, do mbulohen pagat e reja
Home
Politikë

KOMISIONI I SIGURISË/ Garda, AMP dhe SHISH më shumë fond për vitin e ardhshëm, do mbulohen pagat e reja

8 November, 2024 s.autor Politikë

Hyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet brenda rrethimit të godinës së Parlamentit në datën 17 tetor, e cila krijoi kaos dhe për pasojë edhe akuza ndaj bluve, ishte tema kryesore e debatit gjatë raportimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku bazë ishte parashtrimi i projektbuxhetit për të dy institucionet respektive.

Deputetët e Partisë Demokratike fillimisht i kërkuan kreut të AMP-së, Florian Sulejmani, një përgjigje nëse ka një hetim për Forcat Kombëtare të Sigurisë për hyrjen brenda Parlamentit. Sipas kreut të AMP, po mblidhen të dhëna për rastin dhe po hetohet në mënyrë administrative se si qëndron e vërteta. Opozita shfaqi interes edhe për atë që ata e quajtën “inkriminim i policisë”, komunikimet në “SkyECC” e më gjerë, për përgjigjet e të cilave u ra dakord që të brenda një muaji kreu i AMP të vij sërish në komision për t’iu përgjigjur të gjithave.

Nga ana tjetër, kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi u pyet nëse Policia e Shtetit u kërkua të hyjë me kërkesë të tij, apo edhe ai ishte i surprizuar. Onuzi iu përgjigj shkurt interesit të deputetëve të opozitës duke deklaruar se “ka një hetim administrativ për çështjen dhe do të flas për të pas mbylljes së këtij hetimi”:

Ndërkohë, sa i përket buxhetit për vitin 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të përfitoj 7% më shumë se ai i vitit aktual, me një vlerë totale prej 348 milionë lekë, që përfshinë nevojat për paga, mallra dhe shërbime. Garda e Republikës nga ana tjetër ka rritje prej 13% në buxhet, i cili në shifra përkthehet në 2.54 miliardë lekë, po ashtu për paga, mallra dhe shërbime.

Në Komisionin e Sigurisë për buxhetin e vitit 2024 raportoi edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Buxheti për SHISH në vitin e ardhshëm ka një rritje prej 33%, në vlerë 2.77 miliardë lekë. Megjithatë, Hyseni tha se kërkesat buxhetore për SHISH ishin edhe 21% më shumë, praktikisht në vlerë e 3.48 miliardë lekëve, por që nuk janë miratuar. Vijimësia e mbledhjes së komisionit u bë me dyer të mbyllura, për shkak të detajeve sensitive që nuk mund të ndahen me publikun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJA E TRUMP SI PRESIDENT/ Meloni: Evropa duhet të gjejë një balancë! S’mund të mbështetemi te SHBA-ja
Previous article E TRISHTË/ Shqiptari vret gruan në SHBA, publikohen FOTOT e viktimës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT