Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mbledhja drejtohet nga dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri.
Në fjalën e tij, Gjiknur tha ndër të tjera se komisioni duhet të dalë me vendime konsensuale. Po ashtu ai bëri të ditur se do tu drejtohen për asistencë OSBE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.