Update/ Edhe pa praninë e opozitës miratohet procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit.
Pas debateve të shuma në Komisionin e Ligjeve mbi proceduar e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, duket se opozita nuk ka rënë dakord në shumë aspekte.
Kjo ka bërë që ata të braktisin Komisionin e Ligjeve. Edhe pa praninë e tyre komisioni vijon normalisht punën. Këtë veprim të tyren kryetari i komisionit e ka cilësuar anti-europiane dhe anti-amerikane.
Bledi Çuçi sqaroi me detaje edhe mënyrën se si do të zgjidhet kryeprokurori i ri:
1. Miratim procedure për Prokuror të Përkohshëm
A. Komisioni i Ligjeve bën shpallje publike vakance dhe fton prokurorët që përmbushin kriteret ligjore brenda 5 ditësh të depozitojnë CV dhe aplikimin.
B. Komisioni publikon listën dhe bën seanca dëgjimore
C. Brenda dy ditësh pas dëgjesës komisioni rendit kandidatët dhe ja dërgon seancës plenare
Ç. Kuvendi voton për caktimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.
/AlpeNews.al


