• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I LIGJEVE/ “Gjykata Kushtetuese lyp para, absurde”, Alibeaj: S’është normale të jetë në krah me qeverinë…
Home
Politikë

KOMISIONI I LIGJEVE/ “Gjykata Kushtetuese lyp para, absurde”, Alibeaj: S’është normale të jetë në krah me qeverinë…

1 November, 2022 s.autor Politikë

Është zhvilluar këtë të martë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku edhe po diskutohet projektbuxheti për vitin 2023.

Në fjalën e tij deputeti Enkelejd Alibeaj shtroi pyetjen nëse e përcakton qeveria si duhet që Gjykata Kushtetuese të administrojë buxhetin, ndërsa u shpreh se është absurde që Gjykata Kushtetuese kërkon para.

Nga ana e tij përfaqësuesi i GjK tha se ka një fond shtesë për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Elementi thelbësor i pavarësisë është pavarësia financiare. Në kushtetutë thuhet gjykata kushtetuese ka buxhet të veçantë që e administron në mënyrë të pavarur. Dua të di, si e keni konceptuar këtë parashikim kushtetues që është reflektuar edhe në ligjin gjykatës kushtetuese. A e praktikon qeveria që nëse gjykata kushtetuese kërkon 10 lekë dhe ju të jepni 7? Ja përcaktoni ju vetë se si duhet ta administrojë buxhetin? Dua të di si e ka konsideruar Gjykata Kushtetuese këtë administrim të pavarur, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është gardiani i Kushtetueses?

Çausholli: Buxheti i institucioneve të pavarura zbaton ligjin ku janë parashikuar shpenzime koherente dhe kapitale.

Alibeaj: Gjykata Kushtetuese bën analizën e nevojave që ka, ju paraqëet kërkesën, ju si qeveri i jepni të drejtën vetes që ta shkurtoni këtë buxhet apo respektoni si e sjellin ata kërkesën

Çausholli: Kjo është një procedura më e gjatë, buxheti kalon në dy deri në tre cikle të përgatitjes dhe miratimit të tij, kërkesat paraqiten në formë zyrtare dhe vlerësohen nga pikëpamja teknike nga Ministria e Financave . Pasi bëhet një analizë, paraqitet me shkrim aty ku mendohet se ku duhet përmirësuar. Pas kësaj vjen faza tjetër më e abdetuar me situatën dhe jepet një kufi i parashikuar që ne i quajmë si tavane buxhetore se cilat janë prioritet e institucionit.

Alibeaj: E kam edhe për përfaqësuesit e gjykatës që po ikin. Situata që krijohet në Komision të ligjeve sidomos në Gjykata Kushtetuese është surreale jemi në një situatë ku GjK lyp para dhe ne të tjerët futemi në të absurd dhe japim lëmoshë për qiranë e makinave apo ndonjë kërkesë që nuk u bën nder institucionit. Vetëm në këtë rast nuk nevojë për ndryshime ligjore. Institucionet e pavarura nuk duhet të shkojnë të lypin para tek qeveria pasi misioni i tyre është të kontrollojnë qeverinë. Nuk është normale që Gjykata Kushtetuese të jetë në krah me qeverinë dhe t’i kërkojë mëshirë në aspektin financiar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESAZH VETES"/ WhatsApp del me njoftimin e rëndësishëm për përdoruesit
Previous article "KAM DASHURUAR VETËM NJË DJALË"/ Kiara Tito: Ja kë do kafshoja me qejf…

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT