• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI I LIGJEVE/ Celibashi kërkon për KQZ-në dyfishin e buxhetit të vënë në dispozicion për vitin e ardhshëm
Home
Politikë

KOMISIONI I LIGJEVE/ Celibashi kërkon për KQZ-në dyfishin e buxhetit të vënë në dispozicion për vitin e ardhshëm

8 November, 2021 F.autor Politikë

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar I85.9 milionë lekë në total për KQZ, ndërkohë që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve një fond shtesë prej 184 milionë lekësh, gati dyfishin e fondit të vënë në dispozicion.

Sipas Celibashit, nga ky fond, 39 milionë e 480 mijë lekë do të shkojnë për investim në magazinën e KQZ ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik.

“Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha ai.

Ndërkohë, 100 milionë lekë sipas Celibashit do të shkojnë për rikonstruksione të dy magazinave të tjera në KQZ. Fondet e tjera në shuma më të vogla kërkohen për vetë KQZ-në. 18 milionë ai kërkoi për godinën e KQZ dhe 6.5 milionë për pajisje zyrash e kompjuterë. Një fond prej 6 milionë lekë Celibashi kërkoi për blerjen e dy automjeteve. Disa prej këtyre kërkesave, deputetët e komisionit të Ligjeve i aprovuan, duke i konsideruar të nevojshme. Vlerësimin final ndërkohë do e bëjë Komisioni i Ekonomisë.

FONDET QË KËRKON KQZ

182.00000 lekë për godinën e KQZ

6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike

39 480 000 rikonstruksion magazine

100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera

9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ

6 milionë lekë për dy makina

2 milionë për serverin e KQZ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IGLI LARGOHET NGA "BIG BROTHER"/ Fifi përlotet pasi mëson lajmin
Previous article "KA INTERESA TË FRIKSHME"/ Kush është biznesmeni që fajdexhinjtë i morën 600 mijë euro dhe djalin? Flet gazetari

F.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT