• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI HETIMOR PËR SHËNDETËSINË/ Vokshi: Po shkelet kushtetueshmëria, afati të shtyhet me 2-3 javë
Home
Politikë

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËNDETËSINË/ Vokshi: Po shkelet kushtetueshmëria, afati të shtyhet me 2-3 javë

21 October, 2024 s.autor Politikë

Është mbledhur sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Sterilizimin dhe Check Up, ku prezentë, ndryshe nga mbledhjet e fundit të mbajtura, ka qenë edhe Opozita.

Kryetarja Albana Vokshi vuri theksin tek paligjshmëria e mbledhjeve të fundit pa prezencën e opozitës në Komision, ku përfaqësuesit e mazhorancës kanë caktuar orare dhe emra dëshmitarësh, që janë dëgjuar pa u mbledhur Kryesia për mbledhjen.

Teksa PS ka njoftuar marrjen e dëshmive të fundit, ku pritej mbyllja e Komisionit hetimor ditën e nesërme me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja, Vokshi u shpreh kundër, duke kërkuar zbatimin e Rregullores dhe madje thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dëshmi. Deputetja e PD këmbënguli se “ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshmuar edhe Edi Rama” dhe që Komisioni të shtyhej me afat për 2-3 javë.

“Zbatoni rregulloren, Kushtetutën, ligjin për Komisionet Hetimore. Të shtyhet me 2-3 javë afati për Komisionin, lista e dëshmitarëve e paezauruar. Të bëjmë transparencë për koncesionet kriminale, abuzive, hajdutët e parave, vjedhësit. Të jetë edhe Edi Rama në këtë komision. Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e kryeministrit Edi Rama. A do e bëjmë së bashku këtë Komision apo do e bëni me hanin me dy porta të Surrelit dhe do ruani hallin e Edi Ramës. Nuk po respektohet rregullorja, nuk janë respektuar dhe njoftuar oraret”.

Edhe anëtari Petrit Vasili, përfaqësues i Partisë së Lirisë, denoncoi njëanshmërinë nga mazhoranca dhe caktimin e mbledhjeve pa prezencën e opozitës, duke shkelur Rregulloren për oraret.

“Ka parregullsi shumë të mëdha. Nuk ka mundësi të mbyllet në datën 22, të mblidhet Kryesia dhe të diskutohet. janë të pamundura nga ana proceduriale”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTOHET LORI HOXHA/ Kush ishin politikanët dhe vip-at në dasmën e drejtueses së “Top Channel”
Previous article U STREHUA NGA ÇYRBJA/ Kush është Altin Hajri! Nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali, te rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT