• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Komisioneri Han optimist për cështjen e emrit të Maqedonisë,së shpejti në BE
Home
Rajon

Komisioneri Han optimist për cështjen e emrit të Maqedonisë,së shpejti në BE

24 April, 2018 anxheladoko Rajon

MAQEDONI-Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh sot optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

 

Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. Ai tha gjithashtu se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërfinjësore.

“Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedonine. Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”– deklaroi Johanes Han.

Për dallim nga Han, kryeministri Zaev nuk beson se kontesti i emrit mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.

“Komesari Johanes Han është mik i madh i Maqedonisë. Dashtë Zoti të ketë ndonjë informatë që për dy javë do të përfundojë. Unë do të doja diçka të tillë, sinqerisht. Por besoj se jo. Sepse nesër kemi takimin e radhës të dy ministrave për punë të jashtme, e di përafërsisht si do të bisedohet dhe deri ku presim të përfundojmë. Përgjithësisht pres të bëjmë përpjekje maksimale deri në vendimin e Këshillit të Evropës, sepse jemi të sigurt se nëse do të kemi zgjidhje deri atëherë, me të vërtetë do të marrim garancitë më të fuqishme se do të marrim datë për negociata. E dini se automatikisht do të marrim ftesë për NATO”– deklaroi krzministri Zoran Zaev.

Zaev këto komente i bëri në konferencën e përbashkët me ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson, i cili tha se inkurajon palët në bisedime për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar.

“Nuk është qëllimi im të intervenoj, ju e dini se çfarë janë çështjet dhe çfarë ju nevojitet të arrini aty ku dëshironi. Do të varet nga vetë Maqedonia, liderët, Qeveria, kryeministri, opozita, Presidenti dhe vetë qytetarët. Gjithçka që do t’u kërkoja njerëzve është të mendojnë për të ardhmen. Mendoj se disa prej çështjeve me të cilat duhet të përballet Maqedonia, Greqia dhe fqinjët kërkojnë të shikoni në të ardhmen dhe se si gjeneratat e ardhshme kërkojnë nga ne të votojmë dhe të veprojmë sot”– deklaroi Xhorxh Robertson, ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, njofton Alsat M.

Robertson udhëheq delegacionin e lartë të ish diplomatëve të cilët sot në Shkup formuan të ashtuquajturin “Grupi i Ohrit” i cili ka për qëllim që përmes këshillave të ndihmojë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata e Lartë në KOLAPS/ Në stok 23 mijë dosje të mbetura që nga viti…
Previous article Trump i pastron zbokthin Macron (VIDEO)

anxheladoko

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT