• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjykata e Lartë në KOLAPS/ Në stok 23 mijë dosje të mbetura që nga viti…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gjykata e Lartë në KOLAPS/ Në stok 23 mijë dosje të mbetura që nga viti…

24 April, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kushdo që ëndërron drejtësi nga Gjykata e Lartë, nuk ndodhet në vitin 2018, por në vitin 2014, kohë në të cilën ka ngecur stoku i dosjeve civile që presin të shqyrtohen

Nga viti në vit qytetarët jo vetëm nuk po gjejnë zgjidhje, por situata po përkeqësohet. Top Channel ka dhënë shpesh alarmin për zvarritjet që rëndojnë mbi interesat e qytetarëve. Megjithëse situata u trashëgua në këtë gjykatë gjatë 10 viteve të fundit, ku nga 9 mijë dosje që prisnin të shqyrtoheshin, tashmë gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Aktualisht në këtë gjykatë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet marrin gjyqtarë borxh nga njëra-tjetra për të zhbllokuar. Në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji duke e futur Gjykatën e Lartë në gjendje kritike.

Aktualisht, Gjykata e Lartë numëron 11 mijë çështje të mbaruara që prej vitit 2016.

Arkiva e Gjykatës së Lartë është tejmbushur nga 20 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

Por stoku vijon në rritje edhe për 2018. deri në fund të muajit mars janë regjistruar si dosje në pritje për t’u shqyrtuar 23 mijë e 900. Kryesojnë civilet për të cilat pritet të gjykohen dosjet e dorëzuara në vitin 2014, më tej administrativet që i përkasin 2015 dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016.

Me një llogari të thjeshtë, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, ai do ta marrë drejtësinë në 2022.

Sabri Derka nga fshati Bubullime, u shpall fitues në proceset gjyqësore për mbi 90 metra toke në fshatin Bubullime, të cilën edhe pse e fitoi sipas ligjit 7501, ju rrëmbye me falsifikim. 70-vjeçari tashmë ndodhet në portat e Gjykatës së Lartë. I kanë thënë që duhet të presë, por ai nuk di nëse është aq jetëgjatë.

“Për të marrë ma morën shpejt tokën, për ta kthyer vonohen. Unë jam 70 vjeç, do vdes, nuk di sa do jetoj”, shprehet Sadri Derka

Derka ka udhëtuar me bashkëshorten, për t’iu lutur gjykatës që ta fusin në proces të përshpejtuar.

“Do fle këtu, s’kam ç’bëj. Do marr batanijen, nuk kam ku shkoj”, thotë Derka.

I moshuari po ndeshet me autoritetet prej vitesh për një rrip toke, që edhe pse e ka fituar me 7501 e kishte kthyer në rrugë lidhëse mes banesës dhe tokës bujqësore.

Por ndonëse i moshuari ka të drejtë, sipas dy shkallëve të tjera të gjykatës, rekursi i palës humbëse është dorëzuar në vitin 2018, që do të thotë se Sabri Derka, duhet të vijë katër vite më vonë në Gjykatën e Lartë për t’u njoftuar se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Po mendonit të blinit një fustan? Ky fustan është...(FOTO)
Previous article Komisioneri Han optimist për cështjen e emrit të Maqedonisë,së shpejti në BE

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT