• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Komisionerët, përplasje avokatësh te Ligjet. Ballanca ankohet për Totozanin
Home
Politikë

Komisionerët, përplasje avokatësh te Ligjet. Ballanca ankohet për Totozanin

16 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Politikë

Procedura e përzgjedhjes së komisionerëve të institucionit të Avokatit të Popullit, ka përplasur dje në Parlament opozitën dhe maxhorancën. Deputetët e PD janë larguar dje nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, duke refuzuar të marrin pjesë në procedurën e seancave dëgjimore me kandidatët e propozuar nga ish-Avokati i Popullit, Igli Totozani, për 5 poste vakante të komisioneve të këtij institucioni.

Procedura, ndjekur nga Igli Totozani, është hetuar administrativisht nga Avokatja e re e Popullit, Erinda Ballanca , e cila ka arritur në konkluzion se, lista e kandidatëve për komisionerë është hartuar në shkelje të ligjit.

Në shkresën e saj drejtuar Kuvendit, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, thekson se kandidaturat janë dërguar nga Totozani, ditën që ajo është zgjedhur në krye të këtij institucioni, duke i hequr të drejtën titullarit të sapozgjedhur për të propozuar kandidatura për komisionerë.

“Konstatojmë se procedura e ndjekur nga Avokati i më- parshëm i Popullit për verifikimin, shqyrtimin, vlerë- simin dhe deri te propozimi drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më datë 22.05.2017, të kandidaturave për komisionerë në institucionin e Avokatit të Popullit, ka shkelje të rënda duke na vënë përpara kushteve të pavlefshmërisë absolute, parashikuar nga germa “a/ii”, e nenit 108 dhe 109 të Kodit të Procedurës Administrative”, thekson në letrën e saj, Avokatja e Popullit.

QËNDRIMI

Në emër të opozitës, deputeti i PD-së, Eduard Halimi bëri të ditur se opozita nuk do merrte pjesë në seancat dëgjimore me kandidatët e propozuar nga ish-Avokati i Popullit, pasi ata ishin përzgjedhur jo sipas procedurave ligjore.

“Avokati i Popullit ka kërkuar që të anulohet e gjithë gara dhe të hapet nga e para, pasi rezulton se ligji është shkelur me të dyja këmbët. Ne mbështesim pa asnjë rezervë qëndrimin e Avokatit të Popullit lidhur me deklarimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, si në kundërshtim flagrant me ligjin, konkretisht me nenin 33/1, pika 5. Ne nuk do marrim pjesë në seancë dëgjimore me kandidatët, pasi çmojmë që procesi i përzgjedhjes duhet të kryhet vetëm në zbatim të ligjit dhe të nenit 33/1, vetëm në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile”, ka thënë dje Halimi.

Ai ka shtuar më tej se opozita nuk mund të ishte pjesë e këtij procesi joligjor. “Ne nuk marrim pjesë te procesi i këtyre seancave dëgjimore, me këta kandidatë, pasi kjo listë është në kundërshtim flagrant me ligjin”, ka thënë deputeti i PD, Eduard Halimi. Pas këtij qëndrimi, demokratët u larguan nga salla e Komisionit të Ligjeve.

PËRGJIGJA

Por në kundërpërgjigje, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, theksoi se pretendimet e Avokatit të Popullit nuk qëndrojnë. Sipas Manjës, kjo është çështje e brendshme e një institucioni. “Është e vërtetë që Avokati i ri Popullit është zgjedhur në Parlament, më datë 22.05.2017, por betimin e ka bërë më datë 17 qershor 2017 dhe ligji për Avokatin e Popullit garanton vazhdimësinë e institucionit. Pra, të avokatit në detyrë, deri në betimin e avokatit të ri.

Deri këtu jemi tërësisht konform ligjit për Avokatin e Popullit. Jemi në kushtet kur një organ kushtetues, siç është Avokati i Popullit, i ankohet një organi kushtetues, që është Kuvendi lidhur me procedurat e brendshme që duhet të ndjekë ky institucion”, ka thënë Ulsi Manja. Pas këtij qëndrimi, socialistët kanë vijuar seancat dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Totozani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen polemika për "SARAH"/ Skënder Zogu kundër Alfred Pezës për "flirtin" e Enverit me Geraldinën
Previous article BBC: Shqipëria rehabiliton varrezat e dëshmorëve pas dekadash harrese

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT