Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” ndër të tjera do fokusohemi tek komentet në “Trip Advisor”.
Aty gjen një gamë të madhe komentesh që përshkruajnë eksperiencën e turistëve në destinacione të ndryshme, por AlpeNews.al zgjedh 2 të tilla, që tregojnë realitete të ndryshme nga njerëz dhe kombësi po ashtu të ndryshme. Sot destinacioni është plazhi i pasqyrave në Sarandë.
Komenti i turistit hungarez për qendrimin tek plazhi i pasqyrave në Sarandë:
“E rekomandoj shumë.
Plazhi me i mirë. Restorantet shumë te mira me ushqim të mirë dhe njerez që të ndihmojnë. Pamja është fenomenale. Është nje detyrim per kedo!
Ju falenderoj shumë!”
Komenti i shqiptares për plazhin e pasqqyrave në Sarandë:
“Jo per fëmijet e vegjël.
Na u desh shumë të arrinim me autobus plus një ecje ne kembe vetëm per të parë një plazh me gura.
I bukur por me dallge shumë të mëdha per femijet, dhe jo me ndonjë bukuri të veçantë nga plazhi tjetër tek i cili mund të arrije më lehtë”.
/AlpeNews.al