• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTET/ Në postimin i Contes që falenderon Shqipërinë, italianët njëzëri: Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të shqiptarëve
Home
Politikë

KOMENTET/ Në postimin i Contes që falenderon Shqipërinë, italianët njëzëri: Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të shqiptarëve

29 March, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka falenderuar sot Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të ndihmuar në zonat e prekura nga koronavirusi COVID-19.

“Faleminderit Shqipëri” ka shkruar kryeministri italian Conte teksa ka publikuar një video ku tregohet pjesë nga fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së nisjes së 30 mjekëve dhe infermierëve.

Të shumta janë reagimet e qytetarëvev italianë të cilët falenderojnë dhe shprehin mirënjohje për mjekët shqiptarë.

“Do e mbajmë mend këtë gjest të madh të Shqipërisë! Faleminderit! Ashtu siç nuk do të harrojmë dredhitë e mëdha të vendeve të tjera. Faleminderit juve që u zbuluat kush ishit”, shprehet një italiane.

Rosella Colombo, një tjetër qytetare është shprehur se, “është e mrekullueshme të dëgjosh këto fjalë. Leksione të mëdha për disa vende”.

“Kryeministri Conte të dalim nga kjo europë, që në momentin e nevojës rezultoi edhe njëherë e panevojshme. U soll më mirë Shqipëria se sa vende të tjera të pasura”, ka thënë Fabio Amico, një tjetër qytetar italian.

Giovanni Navarra është shprehur se, “kam shërbyer në 1991 (në operacionin Pelikan) në Shqipëri. Mision paqeje si vullnetar. Sot me këtë gjest të Shqipërisë ndihem shumë i paguar për atë që kam bërë. Do ta bëja edhe mijëra herë të tjera”.

“Të vjetërit i japin leksione të mëdhenjve. Faleminderit Shqipëri”, ka thënë Luigina Saracino, një tjetër qytetare italiane.

“Edhe unë kam lindur nga prindër të huaj dhe e dashuroj thellësisht këtë vend, por duke njohur shumë shqiptare mund të konfirmoj se nuk ekzistojnë të huaj të tjerë që e adhurojnë Italinë më shumë sesa e adhurojnë ata”, shprehet një tjetër qytetare./Atsh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Nga planet për fëmijët tek njohja me MC Kreshën, bashkëshortja e reperit zbulon disa detaje (FOTO)
Previous article NDIHMA PËR KORONAVIRUSIN NË ITALI/ Personalitete të njohura vlerësojnë mjekët shqiptarë

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT