• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMENTET/ E huaja për Jalën: Falenderoni Zotin që jua “dha”, shqiptari: Unë me rrogë punëtor llaçi…
Home
Media të Huaja

KOMENTET/ E huaja për Jalën: Falenderoni Zotin që jua “dha”, shqiptari: Unë me rrogë punëtor llaçi…

6 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Që gjiri i Jalit është një prej plazheve më “ON TOP”, kjo nuk ka nevojë më që të diskutohet (ose edhe po, por jo tani…). Por që çmimet, shërbimi i hotelerisë, dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me Jalën është kaq shumë e diskutueshme, kjo është një prej temave më debatuara këto dy, tre vitet e fundit (ose le të themi sa herë që vjen sezoni turistik).

Në “Trip Advisor“, ashtu sikurse edhe dje për plazhin e Dhërmiut, ka shumë debate dhe pikpamje të ndryshme për plazhin e Jalit.

Redaksia e ALPENews.al ka përkthyer dy prej komenteve më të debatuara ose le të themi më të rishikuara nga turistët e huaj, dhe ato vendas.

Në një koment për Jalën, një turiste franceze shkruan:

“Erdha në Jalë në vitin 2017, për herë të parë mendova se do të kisha problem me gjuhën, me komunikimin, dhe me hotelin. Por jo. Ishte kaq e thjeshtë të merreshe vesh me banorët, saqë një zonjë në shtëpizën e saj njëkatëshe më ftoi për një kafe turke (shqiptarët e kanë shumë qejf kafen turke). Plazhi normalisht si në çdo vend tjetër ka probleme me higjienën, por mund të them që nuk është e njëjta situatë si në Sardenjë që unë vizitova disa vite më parë plazhin, dhe mbeturinat ishin ngado. Le të jemi realistë, për kaq sa zotëron vendi juaj duhet ti jeni falenderues sepse këni një vijë bregdetare më të gjatë se edhe vetë Bosnia, apo se Serbia që nuk ka fare”.

Ndërsa po në këtë koment, një shqiptar (emrin e të cilit nuk po ia bëjmë të ditur, por që jeton në Itali emigrant) ka reaguar kështu:

“Sa herë që vij në vendin tim më vjen për të ikur me të katra, kjo sepse ne derdhim djersë këtu në vend të huaj për të fituar ca para dhe për t’i investuar nëpërmjet harxhimeve në vendin mëmë. Por muzika e lartë, ushqimi jo i freskët, çmimet stratosferike (po ju përmend një drekë që kam konsumuar në Sarandë dhe që shkoi mbi 200 euro, dhe për mua si punëtor llaçi nuk janë pak), si dhe shërbimet e tjera janë “vrastare” të turizmit në Shqipëri. Nuk them e nderuar zonjë ose zonjushë që nuk kemi vende të bukura, por nëse do të shihni gjendjen e logjistikës në jug do të habiteni se keni parë vetëm ballinën e një vendi që mundohet të ndryshojë, por nuk heq kurrë dorë nga mashtrimi. Më vjen keq që ndodh kështu, prandaj matuni dy herë kur të prenotoni biletat e udhëtimit për në Shqipëri. Mund edhe t’ju vjedhin”.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjyqtarët në panik prej “DREJTËSISË”/ Frikë të aplikojnë për në KLGJ pasi...
Previous article LONDËR/ Brenda ekspozitës së qytetit. Piktorja Suela Pulaha Brown sjell Tefta Tashko Koçon në...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT