• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjyqtarët në panik prej “DREJTËSISË”/ Frikë të aplikojnë për në KLGJ pasi…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Gjyqtarët në panik prej “DREJTËSISË”/ Frikë të aplikojnë për në KLGJ pasi…

6 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Faza e parë e Vetting-ut duket se ka trembur shume gjyqtarë, sidomos ata të Apelit.

Askush nuk ka aplikuar për në KLGJ nga shkalla e dytë e gjyqësorit, edhe pse kanë kaluar 7 ditë nga thirrjes për vendin bosh të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shkarkimi i Besim Trezhnjeves në prill e ka futur në rreth vicioz çështjen e një prej institucioneve të reja të drejtësisë që duhet të ngrihet.

Ndryshe nga gjyqtari Fatos Lulo, largimi i të cilit la me pesë anëtarë Gjykatën Kushtetuese, çështja Trezhnjeva e ka futur në rreth vicioz ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Por duhej që shkarkimi i Besim Trezhnjevës të merrte formë të prerë në Kolegjin e Apelimit, që gjykata supreme të kërkonte ndihmën e çdo gjyqtari të apelit në rrethe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar.

Ata kanë afat deri në datën 15 shtator për të dorëzuar dokumentacionin, ose me email ose me postë, duke kërkuar që të marrin pjesë në qeverinë e re të gjyqësorit që do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kanë kaluar 7 ditë nga thirrja e Gjykatës së Lartë që çeli garën për në KLGJ, por askush nuk ka shprehur interes për të konkurruar, përderisa ata do t’i nënshtrohen me prioritet procesit të rivlerësimit.

Ekspertët nga ana e tyre e lidhin mungesën e kandidaturave me standartet e procesit të vettingut.

Ligji cakton si detyrim kandidaturën e një gjyqtari nga apelet e rretheve, i cili duhet të garojë drejt KLGJ.

Kurse dy pretendentët e tjerë, Nertina Kosova dhe Ilir Toska që e kaluan procesin i përkasin Apelit të kryeqytetit, por nga 14 gjyqtarë që synonin Këshillin e Lartë Gjyqësor e kanë kaluar procesin 10 prej tyre, ndërsa katër u shkarkuan pas procesit të trefishtë dhe me prioritet.

Një vit më parë thirrja për këtë proces u lëshua nga Gjykata e Lartë dhe pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve u shpallën 14 emra gjyqtarësh nga të gjitha nivelet prej të cilëve duhet të fitojnë vetëm gjashtë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ketë 11 anëtarë dhe përveç kontrollit në gjyqësor ka kompetenca edhe të vulosë vazhdimin në detyrë edhe të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do kalojnë vettingun dhe që më pas do jenë gjyqtarët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është gjykata e re që shpresohet të gjykojë zyrtarët e lartë të korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar.

E ndërsa procesi i vettingut ka përfunduar për kandidatët e KLGJ, nuk ka përfunduar ende për garuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prej të cilëve presin t’u dalë emri për në vetting edhe prokurorët Bujar Hoti, Shpëtim Kurti dhe Ramadan Troci.

Që nga muaji mars e deri tani janë shkarkuar 20 njerëz të drejtësisë, që prekin majat më të larta që nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë, të dyja këto në krizë tashmë.(tch)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISI ME VARIN/ ZBULONI çfarë do të ndodhë nga sezoni i ri në SERIA A (DETAJE)
Previous article KOMENTET/ E huaja për Jalën: Falenderoni Zotin që jua "dha", shqiptari: Unë me rrogë punëtor llaçi...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT