• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOMENT/ “DW”: Në Kosovë troket ora e politikës reale
Home
Rajon

KOMENT/ “DW”: Në Kosovë troket ora e politikës reale

7 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Rajon

Dy parti me orientime diametralisht të kundërta duhet ta avancojnë tani dialogun e vështirë me Serbinë. Një marrëveshje është e domosdoshme për Kosovën, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramush Haradinaj. Të dy ish-komandantët e UÇK-së, që luftuan në vitet 1990 kundër regjimit serb, kanë qenë në rotacion në pushtet në këto dy dekada pas luftës. Megjithatë asnjëri prej tyre deri tani nuk ia doli të ofrojë zgjidhje bindëse për problemet e mëdha të shtetit të vogël në Ballkan dhe as nuk mundën të realizojnë kthesën e madhe për një marrëveshje mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zgjedhësit e zhgënjyer donin ndryshim: Partitë e opozitës Vetëvendosja dhe LDK-ja fituan secila pak më shumë se 25 përqind të votave.

Fitorja fare e ngushtë e lëvizjes së majtë që konsiderohet radikale, Vetëvendosja, kundrejt liberal-konservatores LDK tregon, se sa e përçarë është shoqëria kosovare lidhur me qendrimin në bisedimet me Serbinë. Ndërkohë që LDK tradicionalisht ka ndjekur linjën pacifiste-diplomatike të figurës ikonë, ish-kryetarit të saj Ibrahim Rugova, Vetëvendosja nën Albin Kurtin ka qenë gjithmonë kategorikisht kundër kompromiseve.

Filaj-Ballvora Vilma Kommentarbild AppVilma Filaj-Ballvora

Albin Kurti – nga rebel në realist

Nëse qeveria e re do të krijohet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, priten bisdime të vështira me Beogradin. Mbetet të shihet, nëse Beogradi do të pranojë të ulet në një tyrezë me Albin Kurtin. Ky i fundit, një ndër figurat kyçe të lëvizjes studentore të viteve 1990, në mars 2000 u dënua me 15 vjet heqje lirie në Serbi nën akuzën për antarësim në një organizatë terroriste. Vetëm pas presionit ndërkombëtar dhe me ndryshimin e qeverisë në Beograd atë e liruan në vitin 2001. Me tezat radikale – kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë, për një politikë të vetëvendosjes së kosovarëve, kundër çdo kompromisi në dialog me Serbinë e madje deri tek kërkesa për një bashkim të trojeve shqiptare – partia e tij bënte gjithnjë e më shumë për vete zgjedhësit e zhgënjyer. Rëndom kjo parti ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit me protestat e ashpra e deri dhe të dhunshme kundër qeverisë, korrupsionit galopant dhe gjendjes së mjeruar në Kosovë.

44 vjeçari Albin Kurti konsiderohet rebel politik i pakompromentueshëm. Njëkohësisht ai ia ka dalë të preazantohet në botën e jashtme si një politikan intelektual, karizmatik dhe me përvojë. Fakti që „bashkimi i trojeve shqiptare” nuk është më temë për të, madje as në fushatën elektorale nuk u përmend me asnjë fjalë – flet për një linjë të re realiste të tij.

Kosovo Parlamentswahl 2019 Vjosa Osmani (Reuters/F. Goga)Vjosa Osmani

Kapërcimi i një hendeku të thellë

Albin Kurti gjendet përballë një detyre Herkuli: ai nuk duhet t’i zhgënjejë në asnjë mënyrë zgjedhësit e vet, por njëkohësisht janë të pashmangshme kompromiset e dhimbshme me politikanët drejtues nga Beogradi në bisedimet e ndërmjetësuara në nivel ndërkombëtar. Pikërisht një koalicion i mundshëm me LDK mund ta ndihmojë atë që ta përballojë këtë hendek të thellë. LDK-ja e moderuar i është përshtatur tashmë frymës së kohës, gjë që e dëshmoi edhe nxjerja në garë si kandidate kryesore e Vjosa Osmanit. Me paraqitjen e saj të vetëdijshme dhe të sinqertë juristja 38 vjeçare i bën për vete zgjedhësit dhe po ashtu ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në dialogun me Beogradin. Përveç kësaj si LDK-ja, ashtu edhe Vetëvendosja e kanë refuzuar kategorikisht tezën e përfolur së fundi të ndryshimit të kufijve – edhe kjo me sa duket ka ndihmuar në suksesin e të dyja partive të opozitës në këto zgjedhje.

Të dy politikanët e rinj Kurti dhe Osmani kanë potencialin për t’u afruar mes vedi dhe për ta orientuar shoqërinë kosovare drejt kompromiseve të nevojshme. Me ose pa ideologji – tashmë ka ardhur koha e politikës reale në Kosovë: një marrëveshje jo vetëm me Serbinë, por edhe brenda vetë kosovarëve është urgjentisht e domosdoshme për një të ardhme të sigurtë dhe të paqtë edhe në sfondin e afrimit me BE.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''NUK PO GJEJA VETEN NË ROLIN E...''/ Einxhel Shkira largohet nga ''E Diell''
Previous article OBJEKTIVI I MERKATOS SË JANARIT/ Juventus dhe "Los Blancos" nisin “betejën” për kampionin e botës...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT