• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOMANDANTI” SËRISH DEL KUNDËR QEVERISË/ Meta nuk liron Bushatin, dekreton emërimin e 4 ministrave, 5 pezull
Home
Politikë

“KOMANDANTI” SËRISH DEL KUNDËR QEVERISË/ Meta nuk liron Bushatin, dekreton emërimin e 4 ministrave, 5 pezull

5 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit Ilir Meta dekretet për ministrat pas ndryshimeve në qeveri. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se dekretet janë dërguar mbrëmjen e djeshme, ndërsa kreu i qeverisë ka pasur edhe një komunikim me kreun e shtetit. Komunikimi mes Metës dhe Ramës për dekretet është një praktikë e re e shtuar për të shmangur surprizat e pakëndshme si në rastin e Sandër Lleshajt dy muaj më parë.

Rama depozitoi kërkesat për lirimin e tetë ministrave dhe emërimin e nëntë të rinjve, pasi riktheu në kabinet edhe ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas dërgimit të dekreteve, Presidenca ka 7 ditë afat për t’u shprehur, ndërsa parlamenti 10 ditë për t’i votuar. Votimi i shkarkimeve dhe emërimeve pritet që të bëhet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar në datë 21 janar.

Ndryshimet në qeveri, 7 prej të cilave në nivel ministrash, kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë. Të vetmit ministra që “shpëtuan” janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin.

Ministrat që ikin dhe që vijnë;  
Zv/ Kryeministër| Ikën Senida Mesi vjen Erjon Braçe
Ministria e Arsimit dhe Sportit| Ikën Lindita Nikolla vjen Besa Shahini
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme| Ikën Ditmir Bushati vjen Gent Cakaj
Ministria e Financave dhe Ekonomisë| Ikën Arben Ahmetaj vjen Anila Denaj
Ministria e Kulturës| Ikën Mirela Kumbaro vjen Elva Margariti
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë| Ikën Damian Gjiknuri vjen Belinda Balluku
Ministria për Sipërmarrjen| Ikën Sonila Qato vjen Eduard Shalsi
Ministria e Bujqësisë| Ikën Niko Peleshi vjen Bledi Çuçi
Rikthehet ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin emërohet Elisa Spiropali

Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton Braçen dhe tre ministra 

Presidenti dekreton emërimin e katër ministrave deri tani; Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erion Braçen zëvendëskryeministër. Pra deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri të cilët janë edhe deputetë, ndërsa për 5 të tjerët që nuk janë deputetë po grumbullon informacion, teksa ka 7 ditë afat për t’u shprehur.

Meta nuk firmos dekretin për lirimin e Ditmir Bushatit

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të të gjithë ministrave me përjashtim të Ditmir Bushatit. Në faqen e Presidencës nuk ka asnjë njoftim me arsyet se përse nuk është firmosur dekreti për lirimin nga detyra të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STADIUMI "ARENA" GATI NË PËRFUNDIM/ Rama poston fotot: Mos na xhelozohet Juvja?
Previous article ROSSI "ZHGËNJEN" TË FEJUARËRN/ Mohon planet për martesë me bukuroshen italiane (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT