• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar
Home
Aktualitet
Kronikë

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

8 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre ditë pas ekstradimit nga Bogota, ku agjentët e Interpol Tiranës e sollën nën pranga në Rinas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (8 gusht) në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez.

Kolumbiani është dënuar nga GJKKO në mungesë me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull gjashtë vite më parë, si pjesë e një organizate tashmë të hetuar dhe dënuar.

Në një seancë me dyer të mbyllura, GJKKO konfirmoi masën arrest me burg, teksa tani duhet të vuajë dënimin në mungesë.

Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e lëndës narkotike në Frakull.

Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi.

Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Organizata arriti ë trafikonte me anije nga Amerika e Jugut mbi 400 kg kokainë të fshehur mes thasëve me pleh kimikë, që më pas do përpunohej dhe ekstraktohej për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme nga kimisti i dënuar.

Droga u mor në Malin e Zi dhe u dërgua në Frakull, por aty përgjimet e SPAK (Ish-Krimet e Rënda) e tradhtuan grupin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik
Previous article DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik Aktualitet

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person Aktualitet

E FRIKSHME/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT