• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOLESTEROLI I KEQ/ Si mund ta zbulojmë dhe mënyrat natyrale për ta mbajtur nën kontroll
Home
Shëndet

KOLESTEROLI I KEQ/ Si mund ta zbulojmë dhe mënyrat natyrale për ta mbajtur nën kontroll

18 May, 2021 Delo.autor Shëndet

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” farmacistja Erina Hilaj tregoi mënyrat se si mund të zbulojmë kolesterolin në organizëm dhe mënyrat për të përmirësuar nivelin e tij me dieta dhe suplemente të ndryshme:

“Kolesteroli është pjesë pëbërëse e yndyrnave të organizmit, prodhohen nga vetë organizmi dhe janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Një njeri që s’ka kolesterol nuk mund të jetojë, sepse kolesteroli përvecse ka një funksion strukturorë të qelizave të njeriut ëshët pararendës I I disa hormoneve, si seksuale, mbiveshkore dhe pararendës I vitaminës D.Kështu që nevoja e organizmit për kolesterol është e domosdoshme” tha ajo.

Si mund ta zbulojmë kolesterolin e lartë në organizëm?

“Niveli I lartë I tij mund të dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut dhe shpeshherë nivel të lartë kolesteroli kanë edhe personat e rinj në moshë që janë pa sëmundje shoqëruese” u shpreh ajo.

Sipas farmacistes Erina HIlaj një pjesë të kolesterolit ne e marrim nga ushqimet:

“Një pjesë të kolesterolit ne e marrim nga dieta dhe kryesisht nga ushqimet me prejardhje shtazore që përmbajnë yndyrna të ngopura, sic është mishi, bulmeti, vezët. Këto janë burimet kryesore të kolesterolit nga dieta. Organi kryesor që e sintetizon është mëlçia”

Çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar nivelin e kolesterolit në organizëm, dietat dhe suplementet e këshillueshme:

“Në momentin që njeriu identifikon që ka kolesterol të lartë përmes analizave të gjakut fillimisht I nënshtrohet dietës, aktivitetit fizik, evitimit të duhanit apo alkoolit nëse I konsumon dhe gjithashtu e ndihmon organizmin duke përdorur disa suplemente natyror. Suplementet mund të pëdoren për të parandaluar kolesterolin tek personat që janë me risk. Ndërkohë barnat përdoren vetëm në momentin kur dieta, aktiviteti fizik nuk kanë mundur ta cojnë kolesterolin në normë.

Mirë është që dieta të pasurohet me fasulet, me perimet, dhe me frutat që kanë fibra. Të gjitha këto ndikojnë për mos vendosjen e kolesterolit në enët e gjakut. Disa nga produktet që mund të përdoren janë çaji jeshil, hudhra por ato që kanë efekt më të mirë janë suplementet me omega 3” përfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEMET: Ju premtoj, se nëse humb edhe garën për kreun e partisë, do jap dorëheqjen (FOTO)
Previous article SHBA MILIONA VAKSINA PËR SHTETET E TJERA NË JAVËT E ARDHSHME/ Biden: Duam të udhëheqim botën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT