• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DHE MESAZHET NË “SKYECC”/ Beteja e letërporosive për 2025-ën! 251 kërkesa mes SPAK dhe partnerëve për grupet kriminale shqiptare
Home
Breaking News

KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DHE MESAZHET NË “SKYECC”/ Beteja e letërporosive për 2025-ën! 251 kërkesa mes SPAK dhe partnerëve për grupet kriminale shqiptare

14 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

251 letërporosi u shkëmbyen mes SPAK dhe partnerëve ndërkombëtarë gjatë vitit 2025 për të kërkuar veprime hetimore dhe prova shtesë ndaj grupeve kriminale shqiptare që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Belgjika kryeson me letërporositë. Në 1 vit i kërkoi ndihmë SPAK-ut për të bërë verifikime në Shqipëri ndaj grupeve të përfshira në krim në Belgjikë, në 24 raste. Ndërsa autoritetet tona kërkuan më shumë nga Franca, me 55 letërporosi në 1 vit, shteti prej nga janë marrë me qindra komunikime të zbërthyera nga aplikacionet e koduara.

95 kërkesa zyrtare nga autoritetet e huaja iu drejtuan Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025, për shqiptarë të përfshirë në grupe kriminale jashtë territorit të vendit tonë. Janë 25 letër porosi më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Shifra në rritje e këtyre kërkesave mbi nevojën për më shumë informacione në territorin shqiptar mbi hetimet që autoritet e huaja kryejnë ndaj shqiptarëve të përfshirë në krime jashtë vendit, lidhet edhe me zgjerimin e hartës ku këto grupe po veprojnë, deri në Amerikën Latine, sidomos në trafikun e kokainës.

Nga këto, 68 kërkesa u ekzekutuan, ndërsa 27 të tjera vijojnë të jenë në proces, kryesisht për shkak të kompleksitetit hetimor dhe numrit të madh të veprimeve që kërkohen.

Sipas raportit të SPAK për vitin 2025, partneri më aktiv rezulton Belgjika, me 24 kërkesa në total, që përbëjnë më shumë se një të katërtën e të gjitha letërporosive të ardhura nga jashtë. Jo më kot, pasi rrjetet e fuqishme të trafikut të kokainës nga Amerika Latine zbarkojnë në portet belge, një pjesë e madhe e tyre të udhëhequra nga shqiptarë.

Pas Belgjikës renditen Gjermania me 16 kërkesa, Italia me 15, Franca me 10, ndërsa Anglia dhe Holanda dërguan nga 5 kërkesa secila. Në listë vijojnë Spanja me 4 kërkesa, Kosova me 3, ndërsa SHBA, Rumania dhe Greqia me nga 2 kërkesa secila. Nga 1 kërkesë mbërriti edhe nga Norvegjia, Suedia, Maqedonia e Veriut, Luksemburgu, Bullgaria dhe Çekia.

Një volum më i ulët letërporosish, shihet nga SPAK drejt partnerëve ndërkombëtarë, në kuadër të hetimeve për grupe kriminale shqiptare jashtë vendit.

Gjatë vitit 2025, prokurorët e posaçëm dërguan 156 letërporosi nga 163 që ishin në 2024, drejt vendeve partnere. Nga ky total, më shumë se një e treta janë ekzekutuar, ndërsa të tjerat janë ende në proces. Numrin më të madh të kërkesave nga SPAK e mban Franca, me 55 letërporosi, shteti me të cilin është bashkëpunuar ngushtësisht për zbërthimin e komunikimeve të platformës së koduar “SkyECC”, të cilat luajtën rol kyç në goditjen e disa organizatave kriminale.

Pas Francës renditen Holanda me 12 kërkesa, Italia me 8, Kosova me 7, ndërsa Belgjika, Greqia dhe Zvicra morën nga 6 kërkesa secila.

Në vijim, SPAK kërkoi ndihmë edhe nga Gjermania, Mali i Zi, Ekuadori dhe Spanja me nga 5 kërkesa, ndërsa SHBA, Anglia dhe Brazili me nga 4. Austria dhe Kolumbia morën nga 3 kërkesa, ndërsa Sllovakia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia me nga 2. Nga 1 letërporosi u dërguan edhe drejt Danimarkës, Bullgarisë, Portugalisë, Serbisë, Çekisë, Luksemburgut, Polonisë, Qipros, Republikës Domenikane, Kanadasë, Perusë dhe Paraguait.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "POSHTË KOMUNIZMI"/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste
Previous article SPAK ME AGJENTË TË INFILITRUAR/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT