Policia zvicerane arrestoi 3 shqiptarë, të cilët po transportonin 12 kg kokainë drejt Zvicrës.
Tre bashkëkombasit të moshave 23, 29 dhe 39 vjeç jetonin në Itali (2 në Piza dhe 1 në Foxha). Ata u ndaluan në dalje të autostradës ndërkombëtare A22 që bashkon Italinë me Zvicrën. Sipas informacioneve, ata po udhëtonin me dy automjete. NË makinën e 23 vjeçarit u gjetën 9 pako me kokainë të vendosura në një pjesë të modifikuar në fund të makinës, kurse pjesa tjetër u gjet në makinën ku udhëtonin 29 dhe 39-vjeçari, të cilat ishin fshehur në çorape. Vendburimi i kokainës mendohet se është Holanda.
Vlera monetare e 12 kg kokainë shkon në 3 milionë €. Sipas Kodit Penal zviceran, ata rrezikojnë të dënohen ga 8 deri në 20 vite burg.