Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Fier, ndërsa Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika me anë të një konferencë për median bëri me dije se janë sekuestruar 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Eduart Mehmetaj dhe në automjetin e dyshuar që mund të bëhej transporti i lëndës narkotike.
Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), u gjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysmë kilogramë lëndë narkotike kokainë.
Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqërimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve Panajot Shahaj 43 vjeç dhe Osmen Mehmetaj 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike.
VIDEO


