• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOKAINA E GJETUR NË AMBASADËN RUSE/ Sasia e gjetur në Buenos Aires digjet në krematorium
Home
Nderkombetare

KOKAINA E GJETUR NË AMBASADËN RUSE/ Sasia e gjetur në Buenos Aires digjet në krematorium

22 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarë rusë dhe argjentinas kanë përdorur një krematorium në Buenos Aires, për të djegur 389 kg kokainë të sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Ambasadën ruse në vendin amerikano-latin. Sasia e kokainës së shkatërruar përllogaritej të kapte vlerën e 80 mln eurove.

Një ish-rojtar i Ambasadës dhe një polic argjentinas janë mes 6 personave të prangosur në të dyja vendet. Djegia e drogës i jep fund kështu një operacioni tejet të gjatë policor, që gjithsesi nuk i bën përshtypje asnjë trafikanti.

Në vitin 2016, ish-ambasadori rus njoftoi zyrtarët argjentinas mbi 12 valixhe të gjetura të fshehura në një paradhomë të Ambasadës. Problemi në fakt ishte se ato ishin të mbushura me drogë.

Policia argjentinase mundi të hynte në paradhomë nëpërmjet një çelësi të Ambasadës në kulmin e natës dhe e zëvendësoi kokainën me miell. Ata i vendosën gjithashtu “GPS” valixheve, për t’i gjurmuar se ku do të shkonin. Plani që kishin në mendje ishte që të prisnin të zotët të vinin e t’i merrnin valixhet, sigurisht për t’i arrestuar.

Por, policisë iu desh një pritje tejet e gjatë, sipas asaj që shpjegon ministrja argjentinase e Sigurisë, Patricia Bullrich.

“Operacioni zgjati 14 muaj dhe në një moment menduam se askush nuk do të vinte të merrte ngarkesën. Menduam gjithashtu se ata kishin kuptuar që dikush ishte vënë në shënjestër. Por, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

Një vit më vonë, valixhet mbërritën në Moskë, aty ku ndodhën edhe arrestimet. Ende mbetet e paqartë se, përse të dyshuarit pritën kaq gjatë për të transferuar drogën.

Ambasadori rus, Dmitry Feoktistov, dhe ministrja Bullrich morën pjesë në djegjen e sasisë së narkotikëve gjatë së martës.

Kreu i dyshuar i rrjetit të trafikut ishte Andrei Kovalchuk, i cili u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Rusi gjatë korrikut. Mediet ruse kanë zbuluar edhe emrat e të akuzuarve të tjerë: rusët Vladimir Kalmykov, Ishtimir Khudzhamov dhe Ali Abyanov.

Autoritetet dyshojnë se Kovalchuk e kishte ngarkuar Abyanovin me detyrën e ruajtjes së ngarkesës së kokainës në një shkollë shumë pranë Ambasadës dhe për të organizuar më tej transferimin drejt Rusisë. Asokohe, Abyanov ishte kujdestar i Ambasadës. Ndërkohë, Kalmykov dhe Khudzhamov u arrestuan në kohën kur shkuan për të marrë valixhet në magazinën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Të dyshuarit e konsiderojnë operacionin policor si “provokim” dhe thonë se po përpiqeshin të eksportonin specialitete kafeje nga Argjentina. Dy rusë të tjerë me nënshtetësi argjentinase janë arrestuar në vendin amerikano-latin, Alexander Chikalo, si dhe ish-polici në Buenos Aires, Ivan Blizniouk.

Polici dyshohet të ketë treguar distinktivin e tij në aeroport, duke mundësuar kështu që valixhet të hipnin në një avion rus pa iu nënshtruar kontrolleve doganore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO VETËM BURRAT/ Rastet kur GRATË kërcënuan bashkëshortët e tyre: Nga PLAGOSJA, tek "Do të vras, do të zhduk" (FOTO)
Previous article I dashuri perfekt/ Isaac Carew surprizon Dua-n për ditëlindje me dhuratën e ëmbël (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën Botë

TËRMETET/ SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT