Jemi mësuar të dëgjojmë gra që dhunohen, kërcënohen dhe madje vriten dhe gishti i fajit më së shumti drejtohet nga burrat.
Mirëpo, mesa duket jo gjithmonë ndodh kështu. Rasti i djeshëm ku një grua qëlloi me automatik burrin e saj për shkaqe xhelozie dhe paraje, solli në rikujtesë se femrat mund të jenë ato që kërcënojnë me raste, sigurisht me “shkak”.
Çfarë ndodhi dje:
Gruaja qëllon bashkëshortin me automatik prej xhelozisë
Shtëpia
Dje pasdite Mylazim Abazi, 58 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas ka marrë një armë zjarri automatik, që e mbanin në banesë pa leje, dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër.
Mësohet gjithashtu se sherri në familjen Abazi lindi pasi kryefamiljari që punonte si emigrant në Itali nuk kishte sjellë para në shtëpi. Gruaja ka shfaqur shenja xhelozie, e sherri ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e armës.
Por çfarë mendojnë banorët e zonës për këtë familje. Ata shfaqin opinione të ndryshme. Sipas tyre, 58-vjeçari ka qenë emigrant në Itali dhe sapo ishte kthyer në shtëpi, ndërsa gruaja e akuzonte pse se nuk kishte sjellë para.
Gruaja që regjistroi gjyqtarin kërcënon ish-burrin
“…Do të vras, do të zhduk…”. Kështu mësohet se i është drejtuar 40-vjeçarja, ish-burrit të saj teksa ndodheshin brenda në zyrat e komisariatit të Gjirokastrës. Ajo dhe ish-burri ishin paraqitur përballë oficerit Ylli Zaçe, për të zhvilluar një ballafaqim për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në banesë.
Mirëpo ky ballafaqim është bërë mollë sherri brenda në komisariat mes dy ish-bashkëshortëve, ku dëshmitar nuk ka qenë vetëm efektivi i policisë por edhe, djali i tyre.
Nga ky konflikt ish-burri ka dalë me një të çarë në qafë, pasi gruaja i ka vënë duart në fyt dhe i ka thënë “…do të vras, do të zhduk…”. Fill pas kësaj ish-burri ka kërkuar urdhër mbrojtje,gjë e cila është pranuar nga gjykata.
I dhunoi vëllain, 24 vjeçarja kërcënon me thikë ish burrin
Një 24 vjeçare ka kërcënuar me thikë ish burrin e saj, pasi ky i fundit i ka dhunuar të vëllain me mjete të forta duke i shkaktuar dëme në fytyrë.
Në pranga ka përfunduar Nevro Dudumi, 24 vjeç dhe ish- bashkëshorti i saj Denis Braja, 25 vjeç të dy banues në Gjirokastër.
/AlpeNews.al






