Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Guarda Di Finanzas pas një operacioni në Bolzano.
Ata ishin duke transportuar një sasi kokainë prej 1 kg me automjetin e tyre tip “BMW”.
Identiteti i plotë i shqiptarëve nuk është bërë me dije, por policia ka njoftuar se është arrestuar 24-vjeçari me inicialet E.K dhe 41-vjeçari me iniciale F.C.
Njëri prej shqiptarëve kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ishte dënuar më parë për një krim.
Policia italiane ka njoftuar se nëse kokaina do të hidhej në treg, do të shiteshin rreth 5 mijë doza që do të kapnin një vlerë të përafërt prej 350 mijë eurosh.
Kokaina u nuhat nga një qen anti-droge në sediljet e parme të makinës.
Shqiptarët ndodhen në paraburgim dhe do të paraqiten para gjykatës për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.


