Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë aksionin për protesta. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se mjaftojnë dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në polici për t’u ngritur.
Sipas Berishës, shtyrjet e protestave kanë ardhur për shkak të organizimit brenda partisë.
“Është procesi që po kalon PD, një proces si domosdoshëm, jetik për rithemelimin e saj dhe asgjë tjetër. Keni shumë të drejtë. Është një kohë e humbur për protesta.
Mjafton dy vrasjet e fundit nga policë të droguar, njëri u ekzekuto brenda në komisariat dhe tjetri me probleme të shëndetit mendor. Droga është bërë një normë në polici dhe Rama ka ndaluar ndalimin e testit të drogës.
Gjeja me absurde dhe më kriminale. Dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Nuk do mbetet edhe fjala jote për protesta”, tha Berisha.