• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KODI ZGJEDHOR/ Kuvendi do rivotojë në 29 tetor ndryshimet, bie skenari bllokues i PD dhe Metës
Home
Politikë

KODI ZGJEDHOR/ Kuvendi do rivotojë në 29 tetor ndryshimet, bie skenari bllokues i PD dhe Metës

24 October, 2020 F.autor Politikë

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të humbasë kohë për të rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me pretendimin kryesor se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë ilegjitimë.

Shumica parlamentare pritet të votojë edhe një herë ndryshimet në ligjin zgjedhor në datën 29 tetor 2020, me qëllim që ndryshimet të hyjnë në fuqi në mes të muajit nëntor, për t’u hapur rrugë institucioneve ligjzbatuese, për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Plani i rrëzimit me shpejtësi të dekretit të Metës është prezantuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, të datës 22 tetor 2020.

Ndonëse Meta nuk ishte shprehur ende për ndryshimet, Ruçi ka pohuar se: “Ne, në qoftë se do ta lëmë në kushte normale që të rrjedhë, në rast kthimi nga Presidenti të këtij projektligji, i bie që të ulemi për të diskutuar për të dhënë datën 5, domethënë të vonohemi edhe një 10-ditësh tjetër. Kështu që, për t’i paraprirë edhe kësaj, do të kërkoj mirëkuptimin tuaj, që të zhvillojmë seancë në datën 29 me agjendën e seancës së datës 5, pra  ta zhvendosim aty, ku të përfshihet edhe ratifikimi i kësaj marrëveshje dhe nëse nga Presidenti do të kthehet, që është kufiri i 25-ës, komisioni përkatës ta shqyrtojë, dhe në datën 29 Kuvendi të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit, në qoftë se do të kthehet në kohë. Hipotetike është, s’kam pse e paragjykoj”.

Ndërkaq, me kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta e ka dërguar Kodin e ndryshuar Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias.

Por, mazhoanca nuk do të ndjekë këtë skenar të opozitës, dhe për shkak se zgjedhjet parlamentare janë po afrojnë dhe afatet për zbatimin e ndryshimeve nuk janë të mjaftueshme.

Sipas, PD, LSI dhe Presidentit ndryshimi i Kodit Zgjedhor ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe rrezikon negociatat. Por, sipas Ambasadës Amerikane në Tiranë, propozimi shtesë për hapjen e listave, nuk ishte shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATALANTA-SAMPDORIA/ Quagliarella është "MAGJIK", Sportiello i mohon gëzimin e dytë (VIDEO)
Previous article NDIZET "EL CLASICO"/ "Pleshti" me asist "MAGJIK", Ansu Fati nuk gabon (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT