• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KODI I RI ZGJEDHOR/ Gjonaj: Nuk u shkel marrëveshja e 5 qershorit, nuk rrezikon negociatat
Home
Politikë

KODI I RI ZGJEDHOR/ Gjonaj: Nuk u shkel marrëveshja e 5 qershorit, nuk rrezikon negociatat

6 October, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke komentuar votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi se ky akt nuk ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë shtoi faktin se ky veprim nuk do të ndikojë negativisht në çeljen e negociatave.

“Kodi Zgjedhor kishte dy aspekte pozitive. Nuk shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, por ne i qëndruam kësaj marrëveshje, dhe e dyta u votua nga një shumicë e cilësuar. Këto janë dy aspekt pozitive, që unë i gjeta në deklaratën e Ambasadës amerikane. Do të ishte mirë që kjo të kishte marrë mirëkuptim nga të gjitha palët, por nuk jam e mendimit se kjo rrezikon negociatat”, tha Gjonaj.

Ministrja Gjonaj komentoi edhe kërkesën drejtuar Parlamentit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën dhe pengon funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Ministrja theksoi se kjo kërkesë është marrë në shqyrtim, ndërsa shtoi se me kalimin e sotëm të kodit në Parlament është bërë dhe shfuqizimi i dispozitës së kërkuar.

“Kërkesa është marrë, dhe ne sot themi se në këtë ndryshim që është bërë në Kodin Zgjedhor është bërë dhe shfuqizim i dispozitës që ka të bëjë pikërisht me pengesën për promovimit e gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë dhe që janë anëtarë të Kolegjit Gjyqësor”, tha Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Prokuroria e Tiranës urdhëron arrestimin e disa zyrtarëve të AKBN, 5 në pranga, 1 arrest shtëpie
Previous article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ "PUSHTOHET" nga liket, mësoni kush VIP kryeson listën sot (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT