• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kocijançiç flet për raundin e fundit të bisedimeve Kosovë-Serbi
Home
Nderkombetare

Kocijançiç flet për raundin e fundit të bisedimeve Kosovë-Serbi

3 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Pas një kohë të gjatë të ndërprerjes së dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka vazhduar negociatat. Kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Avni Arifi është takuar me negociatorin e Serbisë, Marko Gjuriç me datë 26 dhe 27 shkurt. Gjatë këtyre dy ditë takimi, është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut mes dyja vendeve. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian për Indeksonline ka treguar detaje për bisedimet dy ditësh në Bruksel.

“Negociatorët kryesorë nga Beogradi dhe Prishtina, z. Marko Djurić dhe z. Avni Arifi, së bashku me ekipet e tyre përkatëse u takuan në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar të BE-së. Më së shumti marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes, Drejtësinë, Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, Urën në Mitrovicë dhe Energjinë” ka thënë Kocijançiç përmes një përgjigje elektronike. Më tej, ajo është shprehur se bashkë me negociatorët kanë rënë dakord që në muajin e ardhshëm të rifillojnë diskutimi mbi zbatimin e marrëveshjeve si projekti për Urën e Mitrovicës e projekte të tjera.

“Diskutimet u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhen trajtuar për të ecur përpara në punën e zbatimit, duke normalizuar më tej marrëdhëniet e tyre. Ata ranë dakord të rifillojnë diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve për Lirinë e Lëvizjes, IBM, Shoqatën / Komunitetin e komunave me shumicë serbe, Urën e Mitrovicës dhe Energjinë muajin tjetër” ka shtuar Kocijançiç. Ndryshe, këto bisedime teknike ishin paraparë që të nisin me datën 16 janar, mirëpo, ato ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, për shkak se pala Serbe u tërhoq pikërisht atë ditë në Mitrovicën Veriore u vra politikani serb, Oliver Ivanoviç./tg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis aksioni i ujit për familjarët, pensionistët që përfitojnë sahate falas
Previous article Tronditet Flamurtari, portieri do të qëndrojë një muaj jashtë

F.autor

Postime të ngjashme

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT