Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas vendimin e opozitës për të nënshkruar një koalicion mes partive të djathta, cilat nuk do të pranojnë të hyjnë në zgjedhjet vendore pa u realizuar kërkesat e tyre.
Rama ka theksuar sot se vendimi i opozitës është i padëgjuar më parë dhe e quan atë si vetëvrasje politike.
“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike!
Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen.
Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, thekson Rama.



