Patrick Kluivert pritet të rikthehet në Barcelonës
Ish ylli i Holandës, Patrick Kluivert pritet që të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Ai pritet të marrë një rol në skuadrën nga Camp Nou, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS.
Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit ka qenë pjesë e Barcelonës si futbollist mes viteve 1998-2004.
Kluivert pas pensionimit nga futbolli ka qenë asistent trajner në disa skuadra (Al Alkmar, Brisbane Roar, NEC dhe në përfaqësuesen e Holandës), derisa së fundit ka qenë drejtor sportiv i Paris Saint-Germain.