Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut tha se me hedhjen e shortit për KLP dhe KLGJ u asgjësua Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit te reformës ne drejtësi (ONM).
Mes të tjerash Vasili tha se drejtësia që po krijohet është e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet në drejtësi antireforma me e rrezikshme e pluralizmit.
- MESAZHI I VASILIT
ONM nuk eshte më jo integriteti po as edhe kozmetika e reformes ne drejtesi.
Kryeministri me te tijet hodhen shortin per KLP dhe KLGJ dhe asgjesuan ONM. Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te reformes ne drejtesi i perbere nga SHBA dhe BE dhe i vendosur ne kushtetute ishte garancia e integritetit te procesit te reformes ne drejtesi.
Kandidatet e skualifikuar nga ONM si kandidate pa integritet dhe jashte kritereve do te shkojne ne Kuvend per votim.
Integriteti i reformes ne drejtesi ra per toke. OMN jane perfundimisht jo integriteti por as edhe kozmetika e procesit te reformes ne drejtesi. Drejtesia qe po krijohet eshte e kapur totalisht nga kryeministri dhe po realizohet ne drejtesi antireforma me e rrezikshme e pluralizmit.


