• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Klosi: Dorëheqja e Visho Ajazit duhet të kishte ndodhur më parë
Home
Breaking News

Klosi: Dorëheqja e Visho Ajazit duhet të kishte ndodhur më parë

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi dorëheqja e Visho Ajazi Likës nuk përbën ndonjë surprizë, pasi sipas tij kjo duhet të kishte ndodhur më parë. “Kjo lëvizje duhet të ishte bërë me kohë. Kreu i SHISH është vartës direkt i kryeministrit dhe në një lloj forme ky i fundit është punëdhënësi i tij”-shprehet Klosi.

Nuk ndalon për të diskutuar emrat konkret, por e lidh me mbarëvajtjen e institucioneve dhe sipas tij për një funksionim me të mirë mes dy institucioneve si qeveria dhe shërbimi inteligjent duhet bashkëpunim.

“Deri më tani kam parë marrëdhënie të mira mes kryeministrit dhe drejtuesit të SHISH, por lindin edhe shumë pyetje të tjera, pasi shumë gjëra nuk dihen. Përse nuk e dha më parë dorëheqjen kreu i SHISH, p.sh para nja muaji, por vensosi ta japë pikërisht tani?-ngre pikëpyetjen Klosi, ndërsa shton se: “për të kuptuar të vërtetën e dorëheqjes duhet të presim reagimet e kryeministrit dhe ish-drejtuesit të SHISH”.

Ndërsa për propozimin që në krye të SHISH të jetë Helidon Bendo nuk ka ndonjë qëndrim por shprehet se ka ardhur koha që nën drejtimin e shërbimit inteligjent të jenë persona të rinj.

“Nuk e njoh, nuk e kam arritur në kohën kur drejtoja SHISH pasi janë të rinj dhe për mua kështu duhet të jetë, drejtimin e SHISH ta marrin të rinjtë”-tha Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mimoza e BB2 shkruan për Adelën
Previous article Leonora Jakupi reagon mbi stadiumin në Drenicë

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT