• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KLIMA E BIZNESIT NË VEND/ Yuri Kim thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin, bashkëpunoni dhe do tërhiqni investitorët
Home
Politikë

KLIMA E BIZNESIT NË VEND/ Yuri Kim thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin, bashkëpunoni dhe do tërhiqni investitorët

29 June, 2020 s.autor Politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në konferencë e Dhomës Amerikane për Klimën e Biznesit, ku ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë klasës politike që të bashkëpunojnë dhe të luftojnë korrupsionin, të rikthejnë besimin te populli shqiptar dhe përmirësojë klimën politike në vend, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të tërheqin investimet si dhe të krijojnë një standard më të mirë jetese për shqiptarët.

Kim shprehet se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe gjithçka që kërkojnë janë luftimi i korrupsionit dhe një e ardhme më e mirë për ta, dhe për këtë tha Kim politika duhet të ecë para me luftën ndaj korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Rritja e investimeve në Shqipëri, tha Kim është një nga 3 prioritet e saj dhe për këtë do të punojë fort që kjo të ndodh, ndërsa u bëri thirrje të gjitha institucioneve të bashkëpunojnë për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani.

“Lidhur me klimën e biznesit dhe kemi marrë mendime nga shumë investitorë. Rritja e mundësive të biznesit të amerikanëve është një nga prioritetet e mia këtu në Shqipëri. Anketimi tregon një rënie në klimën e biznesit 2019, përveç tërmeteve, ka edhe pengesa strukturore që bëhen pengesë. Disa problematika janë: Klima politike, Konkurrenca e padrejtë, Korrupsioni. Në tre prioritetet që kam që është rritja e marrëdhënieve për mbrojtjen dhe rritja e investimeve, secila ndikohet nga korrupsioni, shpresoj që komiteti i biznesit do të shikojë për zgjidhje praktike. Pres të shoh vizionin e dhomës amerikane për rritjen e investime, si do rritet punësimi dhe si do të tërhiqen investimet amerikane. Janë pyetje për dhomën amerikane dhe për qeverinë. Njerëzit janë të mërzitur nga deklaratat duan politika për të arritur një standard të mirë jetese. Shqiptarët duan zgjidhje dhe që udhëheqësit të punojnë së bashku dhe qeveria të mundësoj një të ardhme më të mirë, të luftohet korrupsioni dhe të kenë një ekonomi më të mirë. Sërish ju sfidoj të gjithëve që ta përdorni raportin e sotëm për të korrigjuar gabimet. Populli shqiptar do rezultate, vizion dhe mbetem besimplotë se politika shqiptare është e aftë ta kalojë këtë sfidë, SHBA do ju mbështes gjithmonë”, tha Kim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ ISHP thirrje grave shtatzëna: Ja si të mbroheni nga koronavirusi, mos ndërprisni ushqyerjen me gji
Previous article KORONAVIRUSI/ Autoriteti italian: Ka vatra të reja infeksionesh, por ato nuk janë shpërthime Covid

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT