• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kleriku i njohur si “babai i talebanëve” vritet në Pakistan
Home
Nderkombetare

Kleriku i njohur si “babai i talebanëve” vritet në Pakistan

2 November, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një klerik mysliman i njohur si babai i talebanëve’ pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike, është vrarë në qytetin verior të Rawalpindi në Pakistan.

Mediat lokale cituan anëtarët e familjes së tij duke thënë se ai u ther për vdekje, por raporte të tjera thonë se ai u qëllua për vdekje.

Megjithatë Motivi për sulmin është i paqartë, shkruan BBC.

Sami ul-Haq, universiteti i të cilit “Darul Uloom Haqqania” në Pakistan, kanë dalë shumica e udhëheqjes së lëvizjes terroriste afgane,duke përfshirë themeluesin e grupit,Mullah Omar.Ende ekzistojnë raporte kontradiktore me saktësi se si Haq u vra.

Djali i tij Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij në Rawalpindi, njoftoi gazeta pakistaneze Dawn.

Por nipi dhe një deputet, thanë se sulmuesit e panjohur qëlluan të premten klerikun e shquar.

Ata thanë se i ndjeri po vizitonte kryeqytetin Islamabad këtë javë, por disa media vendase thanë se Haq ishte në qytetin fqinj të Rawalpindi, kur u qëllua dhe u vra.

Policia tha se ata kanë transportuar trupin e Haqut në një spital dhe oficerët po hetojnë rastin.

Yousaf Shah, zëdhënësi i Haq, tha se identiteti dhe motivi i sulmuesit nuk dihen. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi deri tani për sulmin e së premtes.

Vdekja e tij vjen në një moment të turbullt në Pakistan, pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë për të protestuar kundër lirimit të një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, pasi ka ofenduar Profetin Muhamed.

Universiteti Darul Uloom Haqqania i klerikut në Pakistan – i quajtur ndryshe Universiteti i Xhihadit – ndihmoi për nisjen e lëvizjes së Talebanëve dhe shpesh përshkruhet si inkubatori për islamistët radikalë.

Zyrtarët afganë kishin kërkuar së fundmi klerikun, që besohet të ketë qenë në vitet e 80-ta, për të ndihmuar në bindjen e talebanëve për të filluar negociatat për paqen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSTRADOHET DREJT ZVICRËS/ Kush është 31 vjeçari që PËRDHUNONTE minorenet
Previous article SKANDALI FINACIAR/ Man City reagon: Akuzat ndaj nesh, duan të na njollosin!

F.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT