• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KLANI MË MAFIOZ NË EUROPË”/ Berisha u jep porositë deputetëve: Të godasim me forcë çdo projektim të buxhetit për oligarkët…
Home
Politikë

“KLANI MË MAFIOZ NË EUROPË”/ Berisha u jep porositë deputetëve: Të godasim me forcë çdo projektim të buxhetit për oligarkët…

16 November, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si “mega krim” projektine Portit të Durrësit dhe sipas tij prapa kësaj afere fshihen “klani më mafioz i Evropës, ai i Ramës”.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, ai u dha porosi deputetëve që të lexojnë me vëmendje buxhetin për vitin 2023, duke theksuar “do godasim me forcën më të madhe çdo projektim të tij për oligarkët, të kundërshtohet sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Ramës.”

Berisha: “Ky shkatërron Portin, merr për familjen e tij, kujt ia fsheh emrin ai përveç vetes së tij. Si mund të guxojë nëse nuk është vetë prapa të fshehë emrat e aksionerëve. Ka ligj kombëtar e ndërkombëtar transparenca. Fshihen se janë klani më Mafioz i Evropës, klani Rama. Ai kalon si sharës ordiner. Mendon se duke sharë huton shqiptarët, do thonë shih ca thotë ky. Edhe gojën e ndyrë e përdor për të mbuluar vjedhjet, gojën që tregon se e ka për… të mos prish gojën time, e ka vetëm për të mbuluar vjedhjen.

Kjo nuk ecën, është krim, mega krimi. Më i madhi që ka ndodhur ndaj këtij populli. Ky po kthen në pasuri personale pasuritë e popullit bashkë me Olsin e tij dhe Olsat e tjera të drogës. Thotë hajdeni blini apartamentet e mia se ua legalizoj unë paratë, Janë të lidhura qartë si drita e diellit. Ndaj edhe shumë e rëndësishme qytetarëve tu flasim dhe tu shpjegojmë se ç’po ndodh në kurriz të tyre. Porti pasuria më e vlefshme e vendit, nuk krahasohet me asnjë tjetër.

Do e kundërshtojmë me të gjitha mjetet, procesi lidhet me largimin e Ramës. Duhet të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, interesat e biznesit, të godasim me forcën më të madhe çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendje të madhe dhe të kundërshtohet sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Ramës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet “skifteri” në Kurbin
Previous article KONFERENCA PËR FINANCËN E GJELBËR/ Drejtori i AMF: Faktorët mjedisorë të bëhen pjesë integrale e politikave financiare

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT