• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO STRUKTURË…”/ Gjonaj: Kemi bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit, reforma në drejtësi shënoi pikën e kthimit
Home
Politikë

“KJO STRUKTURË…”/ Gjonaj: Kemi bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit, reforma në drejtësi shënoi pikën e kthimit

20 November, 2020 s.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në tryezën e rrumbullakët të zhvilluar sot në Tiranë, u shpreh se reforma në drejtësi ka shënuar gjithashtu pikën e kthimit në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përmes krijimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Kjo strukturë së bashku edhe me BKH-në e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësore ka filluar të japë rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga radhët e gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke krijuar kështu baza të shëndosha në drejtim të forcimit të track record të hetimeve.

Në këto procese shumë të rëndësishme të ngritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, në respekt të kuadrit aktual kushtetues dhe ligjor për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria Shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e duhur në plotësimin e të gjithë nevojave për kapacitete, si njerëzore, ashtu edhe financiare.

Më tej, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Kundër Korrupsionit kanë ndërmarrë një mori masash për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin në disa nivele. Kjo është arritur me një sërë masash parandaluese duke përfshirë edhe ofrimin tashmë të 759 shërbimeve online,duke shmangur kontaktet në sportele,ashtu edhe përmes marrjessë masave parandaluese,në drejtim të forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike, ku vlen të përmenden këtu, miratimi i Planit të Integritetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në organet e qeverisjes qendrore.

Një aktor i rëndësishëm në ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit janë partnerët ndërkombëtarë, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhomat e huaja të tregtisë, media me të cilat kemi bashkuar forcat dhe po bashkëpunojmë në realizimin e javës së integritetit në këtë dhjetor, për të dytin vit radhazi.

Jemi modestisht besimplotë se jemi në rrugën e drejtë në luftën tonë kundër korrupsionit dhe me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësi.

Natyrisht në këtë drejtim, bashkëpunimi me partnerin tonë strategjik Italinë ka një vlerë jo vetëm simbolike, por edhe praktike, përmes shkëmbimit të përvojave midis institucioneve tona dhe forcimit të bashkëpunimit të krijuar deri tani. Këto angazhime të përbashkëta i shërbejnë padyshim përmirësimit të standardeve të shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, e njëherësh, edhe përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

Në përfundim, më lejoni të shpreh edhe njëherë angazhimin maksimal të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar fuqimisht me autoritetet italiane në përparimin e reformave themelore, si ajo në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, të cilat janë jetike për perspektivën evropiane të vendit. Jemi të lumtur që në punën dhe përpjekjet tona të vogla e të mëdha drejt përmbushjes së kësaj perspektive, një mik i paçmuar si Italia na qëndron kurdoherë në krah”, tha Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Vaksina e Pfizerit fillon shpërndarjen në dhjetor
Previous article VAKSINA ANTI-COVID/ Reagon Bill Gates: Gjatë 16 muajve të ardhshëm ne...

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT