• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KJO SIMPTOMË NUK DUHET NEGLIZHUAR”/ Mjeku Genc Sulçebe: Ku dallon Covid-i me gripin e zakonshëm
Home
Sociale

“KJO SIMPTOMË NUK DUHET NEGLIZHUAR”/ Mjeku Genc Sulçebe: Ku dallon Covid-i me gripin e zakonshëm

16 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Lakorja e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 ka shfaqur prirje rritëse në Shqipëri, dhe këto tregues kanë shkaktuar pasiguri dhe frikë në popullatë.

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euroneës Albania, renditi shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me coronavirus.  Ai shtoi se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë.

“Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, tha ai.

Ai foli edhe për testimet e shpejta, ndërsa tha se efektshmëria e tyre është në studimet epidemiologjike pasi nuk kanë efektin e testimit molekular.

“Testimet e shpejta janë efikase, janë të lira dhe e kapin virusin me shpejtësi. Kanë një mangësi se ato nuk e kanë ndjeshmërinë e testimit molekular, por janë të dobishme për studime epidemiologjike në vatra, p.sh në shkolla”, tha ai.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të marrin paraprakisht vitaminë C dhe D si masë mbrojtëse ndaj coronavirus, por për këtë veprim doktor Sulçebe ka një këshillë për pacientët:

“Medikamentet anti-virale janë të pakta. Është vështirë të kesh medikamente ndaj viruseve, sepse ai futet në qeliza. Opinioni shkencor, vitaminat nuk kanë asnjë efekt në asnjë sëmundje. Këto janë psiko-terapi për të qetësuar pacientët. Të thuash se po bëj një trajtim me vitamina është e gabuar. Ka disa të dhëna jo shkencore, që vitamina C mund të lehtësojë infeksionin, por këto janë gjëra jo të prera”, tha ai.

Ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat e diktuara nga Ministria e Shëndetësisë kundër Covid-19.

“Këto medikamente janë të shtrenjta, jo çdo njeri mund t’i marrë. Vaksina është revolucioni, e cila është për të gjithë për të fikur epideminë. Duhet të kesh durim, duhet të presim në radhë. Është një infeksion që parandalohet, mjafton të rrimë larg ndaj njëri-tjetrit, mjafton të ruhemi dhe kështu e kalojmë derisa të vijë vaksina”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Covid-19 ngjason me një grip të zakonshëm, por shkalla e vdekshmërisë është shumë më e lartë në krahasim me gripin e zakonshëm.

“Është një sëmundje vetë-shëruese, që është vetë sistemi imunitar që e mund atë. Është një grip i zakonshëm. Dallimi është se jemi 3-5 herë mbi gripin  normal. Gripi mesatarisht ka një të vdekur për 1000 banorë, ndërsa virusi ka 3-5 vdekje për 1000 banorë”, shtoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI/ Gazetari: Përse dola vullnetar për provat me vaksinën kundër COVID-it
Previous article "E BËRE PD SI LECKË KEPUCËSH"/ Rama-Bashës: Akuzat për Kosovën nuk t’i bëj unë, por dëshmitarët! Lëri DOKRRAT...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT