• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KJO ËSHTË JAVA VENDIMTARE DHE MË E VËSHTIRË”/ Rama: Situata me COVID-19 do të rëndohet
Home
Politikë

“KJO ËSHTË JAVA VENDIMTARE DHE MË E VËSHTIRË”/ Rama: Situata me COVID-19 do të rëndohet

23 March, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Në një intervistë ekskluzive me “Skype” për “News24”, kryeministri Edi Rama tha se kjo është java vendimtare dhe më e vështira e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë iu drejtua sërish shqiptare, duke iu kërkuar të zbatojnë masat, në mënyrë që të mos kemi shifra stratosferike të të infektuarve dhe të viktimave.

Pjesë nga intervista:

Pamë një gjuhë të ashpër në komentet, pse?
Ka një seleksionim, që lidhet me ata që ankohen përgjithësisht dhe aty tek-tuk dalin dhe këto komente krejtësisht fatkeqe, të pajustifikueshme dhe të turpshme në një situatë si kjo, që ushqehen nga ajo vrima e ndyrë dixhitale dhe përhapen sikur të ishte një kohë normale, duke ndotur atmosferën, që duhet të jetë e përbashkët.

Çfarë iu shqetëson më shumë në këto orë të fundit?
Nuk ka asnjë befasi, surprizë, sekret, që situate do të shkojë duke u rënduar, pasi e dimë shumë mirë, bazuar nga vendet e tjera. E kemi prezantuar disa herë atë kurbën e famshme, që është dicka që na bashkon me të gjitha eksperiencat e realitetet e tjera, që tregon se ka ende njerëz që s’e kanë kuptuar. Virusi do të përhapet, do të prekë shumicën prej nesh, por masat shtrënguese ngadalësojnë përhapjen e tij dhe I japin mundësi sistemit shëndetësorë të kurojnë ata që preken më rëndë.

Ne e dimë që 80% as do ta ndjejnë fare, por 20% i 20% të mbetur do të luftojnë me vdekjen. Që këta të marrin shërbimin e duhur, duhet që ne të tjerët të rrimë sa më shumë mbyllur në shtëpi dhe të zbatojmë rregullat e thjeshta, sepse nuk kemi asnjë armë tjetër. Java që kemi hyrë është e parashikuar, nuk kemi hedhur fall, bazuar mbi modelin statistikor të përbotshëm. Është javë vendimtare për të mos lejuar që shifrat të shkojnë në stratosferë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Përhapja e COVID-19, sa të rrezikuar janë të pastrehët
Previous article KORONAVIRUSI/ Braçe: Kompanitë e kontraktuara për pastrimin e mbetjeve të lajnë rrugë e trotuare

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT