E kishte kthyer shtëpinë në fabrikë kanabisi, por një shqiptar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë greke.
Autoritetet e vendit fqinj ka zbuluar në shtëpinë e tij një impiant të plotë të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit.
Impianti funksiononte që prej dy vjetësh në një banesë përdhese në zonën Kalithea të Athinës, ku shqiptari jetontë së bashku me një grek.
Policia sekuestroi 470 fidanë kanabisi që kultivoheshin në sera brenda shtëpisë. Policia thotë se vlera monetare që do të përfitonin pas kultivimit të kanabisit, është më shumë se 350.000 euro.
Policia ka sekuestruar po ashtu në cilësinë e provës, 49 gramë vaj kërpi, gjithë pajisjet e nevojshme për funksionimin e fidanishtes, peshore elektronike precizioni, një shumë parash prej 1.420 euro si dhe 8 telefona celularë.


