• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHTE NGUJUAR FAMILJEN/ Flet motra e Gjergj Laçit: Nuk është kriminel. Djali i vogël sivjet…
Home
Aktualitet
Kronikë

KISHTE NGUJUAR FAMILJEN/ Flet motra e Gjergj Laçit: Nuk është kriminel. Djali i vogël sivjet…

9 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Shtëpia e  Gjergj (Xherxh) Laçit, në Bregun e Lumit, është e kyçur me çelës. Bëhet fjalë për katin e dytë të ndërtesës dykatëshe, pronë e Xherxhit dhe ndërtuar prej Xherxhit.

Aty, banesa e tij dykatëshe, është e vetmja në “këmbë”, të tjerat janë rrafshuar. Përpara shtëpisë së tij janë rrënojat e dy shtëpive të tjera; janë shtëpitë e vëllezërve të tij, të cilat janë dhënë në kuadër të projekt-zhvillimit urban të zonës. Xherxhi me gruan dhe dy djemtë, Sulltanin dhe Albanin, kanë qëndruar aty, ndërkohë që Albani e ka mbaruar klasën e 9-të këtë vit.

Ka qenë nxënës i shkollës “Ardian Klosi” që gjendet vetëm pak metra nga shtëpia e tyre dhe në të cilën është mësues Fizkulture xhaxhai i tij. Ai që ka marrë përsipër, pas arrestimit të vëllait dhe strehimit të kunatës të shkollojë dy nipat, që sipas Policisë janë ngujuar nga ana e Xherxhit.

Aty takuam motrën e Xherxhit, e cila kishte ardhur për të takuar vëllanë-mësues: Duhet të flas me vëllanë për Xherxhin, çfarë do bëhet me të?

MASA E ARRESTIT

Xherxh Laçi, i arrestuar me bujë të madhe tri ditë më parë dhe i akuzuar se prej 6 vitesh mbante të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Për 50-vjeçarin me origjinë nga Dibra, Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest në burg”. Prokuroria ngriti ndaj tij 3 akuza, dhunë në familje, keqtrajtim të miturish dhe armëmbajtje pa leje.

Por, gjatë seancës gjyqësore, 50-vjeçari i ka mohuar akuzat. Ai pretendoi se nuk ka detyruar asnjë nga familjarët të ngujoheshin apo të ketë keqtrajtuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Duke këmbëngulur se është i pafajshëm, 50-vjeçari shtoi më tej se fishekët dhe thikat që iu gjetën në shtëpi gjatë kontrollit, i mbante për punë. Ndërsa avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës që klientit të tij, Laçit t’i bëhet ekspertizë mjekoligjore për shëndetin mendor.

Dëshmia e bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve rrëzojnë argumentet e dhëna nga kryefamiljari Laçi në Gjykatë. Ata deklaruan në polici se janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur në banesë për një kohë të gjatë. Ndërsa, bashkëshortja e tij ka pohuar se dhunohej sistematikisht nga ai dhe se askush nuk ka qenë afër tyre.

RRËFIMI I MOTRËS

“Ajo që i ka ndodhur vëllait tim mos i ndodhtë kujt. Të të fusë gruaja në burg pa i pasur asnjë borxh kujt, vetëm ne na ka ndodhur”.

Në fakt, ajo nuk ka ardhur për te shtëpia, por aty e ka nxjerrë rruga se donte të takonte vëllain që ishte i punësuar në shkollën e Bregut të Lumit, një shkollë e re 9- vjeçare. Do të flasë se çfarë mund të bëjnë për vëllanë, të cilin duket se e ka shumë përzemër. Në fakt askush në lagje, që fillon që në gjysmën e rrugës “5 Maji” nuk e priste që Xherxhi të konsiderohej dhe as të arrestohej si radikalist. Edhe motra, Rita, e pranon:

“Po, është besimtar, si të gjithë ne, po ai nuk mund të jetë as fanatik dhe as terrorist, për sa kohë ne jemi familje e lirë. Unë jam motra e tij, e i bie të isha me shami. Nuk besoj se kam ndonjë ndryshim me gratë e tjera! Ai është mbyllur në vetvete prej halleve të veta, po nuk është e vërtetë që i ka mbyllur e as ngujuar. Ai nuk do ta bënte gjithë këtë investim të mbante fëmijë e grua të izoluar.

Vetëm kopsht e bahçe që ka im vëlla, e tregojnë të vërtetën. Unë e di që është ngritur kurth ndaj tij, ama askush mos të mendojë se do ma bëjnë vëllanë radikalist e as besimtar fanatik. E vërteta do dalë një ditë e na nuk do ta lëmë pa e çuar në fund. Të jesh pa punë e pa të ardhura në këtë vend është gjë e rëndë. Mirë që të lënë pa copën e bukës, por edhe të fusin në burg, edhe të trajtojnë sikur je kriminel e terrorist. Kjo është e tepërt”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET QË TRONDITËN SHKODRËN/ Hakmarrja pas vrasjes së Çekorjas, si u ekzekutua në lule të rinisë Erjon Xhenje
Previous article "PROVA E PARË ISHTE..."/ Alimehmeti për Tiranën: Garoj pa konflikt interesi dhe me ndershmëri

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT