• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A kishte ndikim Ambasada Amerikane në emërimin e drejtorit Bendo? Ja lëvizja e dyshimtë
Home
Aktualitet

A kishte ndikim Ambasada Amerikane në emërimin e drejtorit Bendo? Ja lëvizja e dyshimtë

30 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Paraditen e sotme  është emëruar drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shqiptar per propozim  nga Edi Rama dhe dekretim nga Presidenti Ilir Meta. Helidon Bendo u emërua sot në krye të SHISH pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Ky i fundit e ka paraqitur që te premten dorëheqjen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, por motivet e dorëheqjes ende nuk dihen.

Por ajo që u vu re sipas raportimeve nga Top Channel mesditën e sotme ishte se përpos disa automjeteve me targa zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të SHISH është parë të futet edhe një makinë me targa diplomatike. Burimet kanë konfirmuar se makina është e ambasadës amerikane. Natyrshëm lind pyetja nëse kishte gisht në emërimin e drejtorit të ri Ambasada Amerikane?

Visho Ajazi Lika u emërua në postin e SHISH 5 vite më parë, në gusht të 2012-ës, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.

Kryeministri ka qenë mesditën e të hënës për rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit, ku ka paraqitur si propozim për emërimin në këtë detyrë të zëvendës drejtorit aktual Helidon Bendo, i cili punon prej 21 vjetësh pranë Shërbimit. Ligji i jep kompetencë presidentit për të refuzuar propozimin e Kryeministrit për emrin e Shefit të Shërbimit Sekret, nëse nuk kanë konsensus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jetuan për dekada në izolim, familja që nuk e kishte idenë se Lufta e Dytë Botërore kishte ndodhur
Previous article Të ardhurat e deputetëve të kuvendit nga puna, qiratë, bizneset apo të ardhurat e bashkëshortëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT