Vrasje me armë gjatë natës në fshatin Mjekës. Viktima është Ardi Bodurri 36-vjeç, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan.
Mësohet se 36-vjeçari ka qenë duke ushtruar pasionin e gjuetisë dhe dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga gjuetarët e tjerë që ishin me të.
Bodurri është qëlluar pas kokës, ndërsa ka humbur jetën rrugës për në spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Ndërkohë që policia ka shoqëruar personat që ishin me 36-vjeçarin, të cilët dyshohet se e kanë qëlluar gabimisht.
Ardi Bodurri prind i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Elbasanit, ndërsa pas ekspertizës pritet që të përcillet për në banesën e fundit.
Alpenews.al ju sjell foto e viktimës së vrarë:
/AlpeNews.al




