Mbremjen e sotme, u bë e ditur se është arrestuar kreu i PD-së në qytetin e Gramshit, Elmaz Haruni.
Haruni ishte pasagjer në një automjet që u ndalua nga policia por mësohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Po ashtu bëhet e ditur se arsyeja e shoqërimit të kreut të PD ishte për faktin se ai ka kundërshtuar policinë.
Menjëherë pasi nuk i është bindur patrullës ai është vënë në pranga së bashku me Artur Rrodhe dhe Erion Zeneli.
Artur Rrodhe
Erion Zeneli
Nuk dihet ende se si ka ndodhur ngjarja qe ka cuar ne arrestimin e Harunit.Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.





