Almeina Karaj, 16-vjeçe, dhe Shkumbin Bratit, 20 vjeç, do të nisnin një hap të ri në jetën e tyre, duke i premtuar njeri tjetrit dashuri të përjetshme.
Por fati deshi që ata të linin në mes këtë rrugëtim, duke humbur jetën në aksidentin e shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë Milot. Një ditë më parë çifti kishtë festuar edhe fejesën.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, ndërsa për shkak të përplasjes së rëndë kanë ndërruar jetë edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramëz në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.
Aksidenti me 4 viktima, ky është këngëtari 20- vjeçar që humbi jetën
Mes viktimave të shënuar nga aksidenti i shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë Milot është e4dhe këngëtari i muzikës popullore nga Hasi Shkumbin Brati dhe lajmi ka pikëlluar ndjekësit dhe miqtë e tij.
Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Shkumbin Brati., 20 vjeç, dhe Almenia Karaj16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.
Gjithashtu, është dëmtuar R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte Artan Alushi, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



